Page 165 - Demo
P. 165


                                    157Kapitulli 3 Lëvizja jashtë dhe brenda qelizave3.1 Ka një lëvizje të molekulave nga zona me përqendrimin e tyre më të lartë sipas një gradienti përqendrimi drejt një zone me përqendrim më të ulët, si rezultat i lëvizjes së tyre rastësore.3.2 Oksigjeni përhapet brenda organizmave përmes sipërfaqes së shkëmbimit të gazeve; dioksidi i karbonit del jashtë organizmit përmes sipërfaqes së shkëmbimit të gazeve; përthithja e produkteve të tretjes (për shembull, aminoacidet) përmes murit të zorrës së hollë; përhapja e dioksidit të karbonit brenda zgavrave të ajrit në gjethe.3.3 a) Ajo rrit energjinë kinetike.b) Ajo do të rritë shpejtësinë e përhapjes, sepse  molekulat lëvizin më shpejtë. 3.4 Molekula e glukozës është më e madhe.3.5 Membrana lejon disa grimca të kalojnë, por jo të tjerat. 3.6 Tubi Visking, një membranë qelizore.3.7 Ajo është një tretësirë e holluar (ose ka potencial të lartë ujor). 3.8 Ajo thith ujë me anë të osmozës, duke u fryrë deri sa plas. 3.9 Qelizat bimore thithin ujë me anë të osmozës si një qelizë shtazore, por muri qelizor i celulozës i mbron nga plasja. 3.10 a) mur qelizor. b) membranë qelizore.3.11 Një qelizë që mbushet me ujë, kështu përbërësit e qelizës ngjishen në murin qelizor.3.12 Kushtet e një qelize bimore kur ajo ka humbur shumë ujë saqë citoplazma dhe vakuola rrudhosen, duke e shqitur membranën qelizore nga muri qelizor. 3.13 Me anë të vendosjes së një qelize bimore në një tretësirë, e cila është më e përqendruar se citoplazma dhe lëngu qelizor.3.14 E njëjta tretësirë si jashtë qelizës – muri qelizor është plotësisht i përshkueshëm dhe të dyja molekulat e ujit dhe të treturit mund të përhapen lirshëm përmes tij.3.15 Në figurën 3.5 tretësira jashtë qelizës ka një potencial ujor më të lartë se citoplazma ose lëngu qelizor. Uji megjithatë lëviz sipas gradientit të potencialit të ujit, drejt qelizës, përmes membranës pjesërisht të përshkueshme qelizore. Në figurën 3.6, tretësira jashtë qelizës ka një potencial ujor më të vogël sesa citoplazma dhe lëngu qelizor. Uji megjithatë lëviz sipas gradientit të potencialit, duke dalë jashtë qelizës përmes membranës qelizore pjesërisht të përshkueshme.Kapitulli 4 Substancat kimike të jetës4.1 Reaksionet kimike, të cilat zhvillohen brenda trupit. 4.2 Qelizat humbin ujë. Reaksionet zhvillohen në tretësirë në citoplazmë. Nëse nuk ka ujë sa duhet, nuk hapet. Uji nevojitet edhe për transport (për shembull, substancat treten në ujë në plazmën e gjakut) dhe ftohje (djersitje).4.3 Karbon, hidrogjen, oksigjen.4.4 Një molekulë glukoze ka 6 atome karboni, 12 hidrogjeni dhe 6 oksigjeni. 4.5 a) një sheqer i thjeshtë (monosakarid); b) polisakarid; c) polisakarid.4.6 a) glukozë; b) glukozë; c) glikogjen; d) sakarozë; e) amidon.4.7 Karbon, hidrogjen, oksigjen.4.8 Izolim termik, depozitë energjie.4.9 Vajrat janë një depozitë energjie për embrionin e bimës për t’u përdorur kur fillon mbirja, përpara se bima të bëjë fotosintezën. 4.10 Azot dhe ndonjëherë squfur.4.11 Rreth 11.4.12 Ato janë vargje të gjata molekulash të vogla të lidhura së bashku. 4.13 Hemoglobina, çdo enzimë, antitrupat dhe shembuj të tjerë të mundshëm.4.14 Për shembull: transporti i oksigjenit (hemoglobina); formimi i qelizave të reja (për rritje ose riparim); në transportin aktiv (në membranën qelizore); shkatërrimin e patogjenëve (antitrupa); formimin e qimeve (keratina); për ta bërë lëkurën elastike (kolagjeni).Kapitulli 5 Enzimat5.1 Substancë, e cila rrit shpejtësinë e reaksioneve pa ndryshuar vet.5.2 Enzimat.5.3 Të gjitha ato.5.4 Enzimë, e cila vepron tek karbohidratet. Përgjigjet e pyetjeve
                                
   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169