Page 166 - Demo
P. 166


                                    158 BIOLOGJIA 10 - 115.5 Amilaza, maltaza, sukraza.5.6 Për amilazën substrat është amidoni dhe produkt maltoza. Për maltazën substrat është maltoza dhe produkt është glukoza. Për sukrazën substrat është sakaroza dhe produkt glukoza dhe fruktoza.5.7 Temperatura në të cilën enzima punon më shpejt.5.8 40 °C.5.9 Molekula e enzimës humbet formën e saj në temperaturë të lartë, kështu që substrati nuk përputhet me qendrën aktive të enzimës.Kapitulli 6 Të ushqyerit te bimët6.1 Çdo substancë organike e përshtatshme – për shembull, sheqeri. 6.2 Dioksid karboni dhe ujë.6.3 Pigment i gjelbër, i cili gjendet në kloroplaste dhe që thith energji nga drita, e cila përdoret për të mundësuar fotosintezën.6.4 Bishti i gjethes.6.5 Qelizat epidermike. 6.6 Për të parandaluar humbjen e ujit nga qelizat e gjethes. 6.7 Vrima të vogla, kryesisht në sipërfaqen e poshtme të gjethes, përmes së cilave përhapen gazet. 6.8 Qelizat në formë salsiçe rrethojnë një gojëz, e cila mund të ndryshojnë formën e tyre dhe në këtë mënyrë hapin dhe mbyllin gojëzën. 6.9 Qelizat gardh mesofilike, qelizat mesofilike sfungjerore dhe qelizat roje përmbajnë kloroplaste. Qelizat epidermike (dhe enët e ksilemës dhe tufat përçuese të floemës) nuk kanë.6.10 Dioksid karboni dhe ujë.6.11 Rreth 0,04%.6.12 Me anë të difuzionit, përmes gojëzave. 6.13 Uji vjen në gjethe me anë të enëve të ksilemës. 6.14 Mund të thithet më shumë dritë diellore; në gjethe mund të përhapet për të njëjtën kohë më shumë dioksid karboni.6.15 Drita e diellit mund të arrijë të gjitha qelizat në gjethe. Dioksidi i karbonit mund të përhapet me shpejtësi te të gjitha qelizat e gjethes. 6.16 Glukoza është e tretshme dhe shumë reaktive. 6.17 Azot (në formë reaktive, si nitrat).6.18 Nitratet nevojiten për të prodhuar proteinat dhe proteinat duhen për rritje.6.19 Sakaroza e prodhuar në gjethe me anë të fotosintezës iu çohet atyre me anë të tufave përçuese të floemës.6.20 Një faktor kufizues është diçka e pranishme në mjedis në sasi kaq të vogël saqë ai kufizon proceset e jetës. 6.21 Intensiteti i dritës, përqendrimi i dioksidit të karbonit. 6.22 Gojëzat mbyllen nëse moti është shumë i nxehtë dhe i thatë, për të ndaluar humbjen e ujit. Kjo do të thotë se dioksidi i karbonit nuk mund të hyjë në gjethe dhe kështu fotosinteza mund të ngadalësohet ose edhe të ndalojë.Kapitulli 7 Të ushqyerit te kafshët7.1 a) karbohidratet, yndyrat, proteinat dhe  vitaminat janë substanca organike. Mineralet  dhe uji janë inorganike.  b) karbohidratet, yndyrat dhe proteinat;  c) nxit peristalsin dhe parandalon kapsllëkun.7.2 Sëmundje zemre, diabet, iktus. 7.3 Sëmundje e arteries koronare e zemrës, e cila bllokohet pjesërisht nga depozitimi i kolesterolit, duke mos çuar sasi të mjaftueshme oksigjeni në muskulin e zemrës. 7.4 Uri do të thotë të mos marrësh ushqim në sasi të mjaftueshme. Kequshqyerje do të thotë të përdorësh një dietë të pabalancuar, ndoshta një dietë ku mungon një ushqyes ose që përmban shumë yndyra. 7.5 Sëmundje e shkaktuar nga mungesa në dietë e një ushqyesi të veçantë.7.6 Skorbuti (mungesa e vitaminës C); rakitizmi (mungesa e vitaminës D); kocka të thyeshme (mungesë e kalciumit); anemia (mungesë e hekurit). 7.7 Shpërbërja e molekulave të mëdha dhe të patretshme të ushqimit në molekula të vogla duke përdorur procese mekanike dhe kimike. 7.8 Vitamina dhe minerale (dhe ujë).7.9 a) sheqer i thjeshtë (glukoza);  b) aminoacide; c) acide yndyrore dhe glicerol.7.10 Shpërbërja e molekulave të mëdha të ushqimit në molekula të vogla duke përdorur enzima. 7.11 Dhëmbët në pjesën e përparme të gojës përdoren për të prerë copat e ushqimit. 7.12 Ata kanë lloje të ndryshme dhëmbësh (prerës, dhëmbë qeni, paradhëmballët dhe dhëmballët); ata kanë dy grupe dhëmbësh (dhëmbët e qumështit dhe dhëmbët e përhershëm). 7.13 Mbetet një përzierje ushqimi dhe bakteret veshin dhëmbin.
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170