Page 167 - Demo
P. 167


                                    1597.14 a) Bakteret në pllakën (gurrëzat) e dhëmbit mund të shumohen dhe të futen midis dhëmbit dhe mishit të dhëmbëve, duke shkaktuar pezmatimin e mishit të dhëmbëve dhe rënien e tij.b) Bakteret në pllakën e dhëmbit prodhojnë acid kur ato metabolizojnë ushqimin. Acidi tret zmaltin duke prodhuar një vrimë përmes së cilës bakteret mund të futen në pjesën e gjallë të dhëmbit.7.15 Një muskul rrethor, i cili mund të tkurret për të mbyllur një gyp. 7.16 Ezofagu hyn në stomak dhe duodeni bashkohet me stomakun te vrima anale (anusi). 7.17 Mukusi sekretohet brenda gypit tretës. Ai mundëson lubrifikim, kështu që ushqimi nuk i dëmton qelizat që veshin nga brenda gypin ushqimor. Ai i mbron këto qeliza nga sulmi i enzimave.7.18 Goja (në pështymë); deodeni (në lëngun pankreatik). Ajo shpërbën amidonin në maltozë.7.19 Kërc që mbyll trakenë kur ne gëlltisim. 7.20 Acidi siguron pH-in optimal për funksionimin e pepsinës dhe vret bakteret në ushqim. 7.21 Duodeni dhe ileumi.7.22 Lëngu pankreatik dhe tëmthi. 7.23 Kripërat e tëmthit (biliare) emulsionojnë yndyrat duke e bërë më të lehtë që lipaza t’i takojë ato dhe t’i tresë. 7.24 Diarreja është humbja në sasi të mëdha të ujit me anë të feçeve. Ajo mund të trajtohet duke pirë lëngje, të cilat përmbajnë sasi të pakta kripërash dhe glukoze.7.25 Bakteret sulmojnë murin e zorrës së hollë dhe sekretojnë toksina. Ato bëjnë që jonet klorur të kalojnë nga qelizat në lumenin e zorrës. Kjo bën që uji të ndjekë kloruret për osmozë, gjë që bën, që sasi të mëdha uji të kalojnë në zorrë. Ai del jashtë organizmit me feçet.Kapitulli 8 Transporti te bimët8.1 Ujë dhe jone inorganike të tilla si nitratet. 8.2 Linjina (dhe celuloza).8.3 Sakaroza dhe aminoacidet. 8.4 Tufat përçuese të floemës janë të gjalla, por enët e vdekura të ksilemës dhe tufat përçuese të floemës kanë celulozë në muret qelizore, ndërsa enët e ksilemës përmbajnë linjinë; dhe tufat përçuese të floemës përfundojnë te pllaka sitë, ndërsa enët e ksilemës janë me funde të hapura.8.5 Koleksion enësh ksileme dhe tufa përçuese floeme. 8.6 Ajo mbron majën e rrënjës, e cila rritet nën tokë. 8.7 Uji lëviz në qelizat qime të rrënjës për osmozë, në drejtim të gradientit të potencialit të ujit (ose nga një tretësirë më pak e përqendruar te një më e përqendruar), përmes membranës qelizore pjesërisht të përshkueshme të qelizave qime të rrënjës. Mineralet hyjnë për difuzion (ose transport aktiv).8.8 Avullimi i ujit nga sipërfaqja e qelizave të mesofilit e ndjekur nga humbja e ujit të avulluar nga gjethet e bimës, përmes gojëzave.8.9 Vrima të vogla, kryesisht në shtresën e pasme të një gjetheje, të cilat janë të rrethuara nga një çift qelizash roje, përmes së cilave, gazet mund të përhapen brenda dhe jashtë gjethes.8.10 Matja e shpejtësisë me të cilën një kërcell çon ujin lart (dhe megjithatë shpejtësia e së cilës zvogëlohet sepse uji humbet për avullim).8.11 a) Një rritje e temperaturës rrit shpejtësinë e avullimit (transpirimit). (Kjo ndodh, sepse në temperaturat e larta molekulat e ujit kanë energji kinetike më të madhe. Ato kanë prirje më të madhe për të kaluar nga lëng në gaz dhe të përhapen më me shpejtësi jashtë gjethes.)b) Rritja e intensitetit të dritës rrit edhe shpejtësinë e avullimit. (Kjo ndodh sepse bima ka prirje të hapë gojëzat kur ajo është në dritë dhe të lejojë dioksidin e karbonit të hyjë që të bëjë fotosintezën. Nëse gojëzat janë të hapura avulli i ujit mund të përhapet jashtë gjethes.Kapitulli 9 Transporti te kafshët9.1 Një sistem enësh gjaku me pompë dhe valvul që të sigurojnë qarkullimin e gjakut në një drejtim të vetëm.9.2 Gjaku përmban shumë oksigjen.9.3 Në mushkëri.9.4 Majtas.9.5 Në një sistem qarkullimi të dyfishtë, gjaku qarkullon nga zemra në mushkëri dhe kthehet përsëri në zemër pasi qarkullon në pjesën tjetër të trupin. Në një sistem qarkullimi të vetëm, gjaku qarkullon drejtpërdrejt nga mushkëritë apo velëzat tek pjesa tjetër e trupit.9.6 Kjo do të thotë që gjaku i oksigjenuar transportohet në qelizat e trupit më shpejt në trysni të lartë.9.7 a) veshi i majtë; b) veshi i djathtë.9.8 Midis veshit dhe barkushes.9.9 Septumi.9.10 a) barkushja e djathtë; b) barkushja e majtë.Përgjigjet e pyetjeve
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171