Page 168 - Demo
P. 168
160 BIOLOGJIA 10 - 119.11 Ata përmbajnë më shumë muskuj kardiak, të cilët mund të ushtrojnë një forcë më të madhe kur tkurren. Kjo nevojitet për të pompuar gjak përreth trupit.9.12 Ai përmban më shumë muskuj kardiakë të nevojshëm për të prodhuar më shumë forcë për të pompuar gjak përreth trupit sesa në mushkëri.9.13 Me një ECG, duke matur shpejtësinë e rrahjeve, duke dëgjuar tingullin e valvuleve mbyllëse.9.14 Rrahja (pulsi) është zgjerimi i rregullt i arterieve, që shkaktohet nga pompimi i gjakut me trysni të lartë sa herë që barkushja tkurret.9.15 a) Treb) Rreth 0,7 sekonda.9.16 Për të çuar gjakun e oksigjenuar në muskuj më shpejt, për t’i furnizuar me oksigjenin, që atyre u nevojitet për të nxjerrë energji nga glukoza me anë të frymëmarrjes.9.17 Është një zonë e muskulit në veshin e majtë që përcakton ritmin për rrahjen e pjesës tjetër të muskulit të zemrës9.18 CO2 me tepricë ( nga frymëmarrja e muskujve) tretet në plazmën e gjakut duke zvogëluar pH-in. Kjo kapet nga receptorët e trurit, të cilët rrisin shpeshtinë e impulsit nervor të dërguar te nxitësi i zemrës.9.19 Valvulat mbyllen nën shtypjen nga trysnia e lartë e gjakut të barkusheve. Kjo ndalon gjakun të shkojë mbrapsht në vesh.9.20 a) arterie;b) venë.9.21 Trysnia e gjakut në arterie është e lartë dhe pulsuese, kështu që janë të nevojshëm mure të forta që të përballojnë këtë trysni.9.22 Muret elastike lejojnë arteriet të zgjerohen në çdo rrahje të zemrës, që rrit trysninë dhe më pas të ngushtohen midis çdo rrahje; nëse ato nuk mund ta bëjnë këtë ato mund të plasin.9.23 Kapilarët shpërndajnë gjak, që përmban oksigjen dhe ushqyes, te çdo qelizë e trupit.9.24 Një hapësirë e gjerë krijon më pak rezistencë për qarkullimin e gjakut dhe është e nevojshme, sepse trysnia e gjakut në vena është e ulët.9.25 Muskujt skeletorë të këmbëve shtrydhin për nga brenda venat, kur tkurren muskujt, duke shtyrë gjakun në brendësi të tyre.9.26 Ajo furnizohet me gjak nga dy enë - arteria hepatike dhe vena porta hepatike.9.27 Pesë nga: uji, glukoza, vitaminat, mineralet (jonet inorganike), ureja, hormone, fibrogjeni, antitrupat (dhe të tjerë);9.28 Ai transporton oksigjen.9.29 Ato nuk kanë bërthamë dhe përmbajnë hemoglobinë. Ato kanë formë bikonkave.9.30 Pigment i kuq, i cili thith dhe lëshon oksigjen; një proteinë brenda qelizave të kuqe të gjakut.9.31 Fragmente të vogla qelizash, që ndihmojnë gjakun të mpikset.9.32 Ajo përmban oksihemoglobinë, e cila ka ngjyrë të kuqe. Gjaku në (kryesisht) vena është i çoksigjenuar, por megjithatë përmban hemoglobinë, e cila është e kuqë errët (në vjollcë).9.33 Vena porta hepatike.9.34 E tretur në plazmën e gjakut.9.35 Mbyll plagët me mpiksje; vret patogjenët.9.36 Lëngu që ka rrjedhur jashtë kapilarëve dhe mbush hapësirat midis qelizave në tru.9.37 Furnizim i një mjeti përmes së cilit ushqyesit, gazet dhe mbeturinat mund të përhapen midis gjakut dhe qelizave; duke ndihmuar të mbajnë të pandryshuar temperaturën përreth qelizave.9.38 Indi i lëngët, i cili drenazhohet në kapilarët limfatikë.9.39 Nuk ka zemër në sistemin limfatik, kështu limfa lëviz vetëm ngadalë me anë të enëve e shtyrë nga tkurrja e muskujve afërndenjës. Valvulat nevojiten për ta mbajtur rrjedhjen në drejtimin e duhur.9.40 Dy forma: sqetull, ije, qafë, gjoks.9.41 Qelizat e bardha të gjakut prodhohen dhe ndihmojnë të vrasin patogjenët dhe toksinat e tyre.Kapitulli 10 Patogjenët dhe imuniteti10.1 Organizëm, i cili shkakton sëmundje.10.2 Për shembull, tërbimi, malaria, gripi, poliomieliti, kolera, AIDS, helmimi me ushqim.10.3 Nga kontakti i drejtpërdrejtë; në piklat në ajër (përmes rrugëve të frymëmarrjes); në ushqim ose në ujë; përmes një transmetuesi (vektori).

