Page 169 - Demo
P. 169


                                    16110.4 Për shembull, shtresë qelizash të vdekura, që mbulojnë lëkurën; gjak i mpiksur; cilie dhe mukus në rrugët e frymëmarrjes; acid klorhidrik në stomak.10.5 a) Kapela ndalon flokët të bien në ushqim; flokët mund të kenë baktere midis tyre.b) Rrobat e bardha tregojnë që ata janë të pastër dhe kanë më pak mundësi të jenë të ndotur me mikroorganizma – nëse ata ndoten, ata duhet të ndërrohen. Rrobat e thjeshta kanë më pak mundësi për pasur mikroorganizma në sipërfaqen e tyre.10.6 Për të ndaluar ardhjen e kafshëve, si miza e shtëpisë dhe minjtë; këto kafshë mund të mbartin patogjenë nga ushqimi dhe i transmetojnë ata tek ushqimi tjetër i freskët që mund të hahet.10.7 a) Për të ndaluar substancat infektuese nga plehrat të shkojnë në ujë, ku ato mund të infektojnë ujin e pijshëm. b) Për t’u siguruar që mbeturinat të përfundojnë në një hapësirë të vogël dhe si pasojë, ato të mund të mbulohen me dhe më vonë. c) Për të ndaluar mikroorganizmat e plehrave të infektojnë njerëzit ose të rikthehen në shtëpitë e njerëzve. d) Të lejojë gazet e prodhuar nga dekompozimi i plehrave të largohet në vend që të futet nën tokë; në këtë mënyrë, gazet e dobishme, si metani të mund të mblidhen për t’u përdorur si karburant.  e) Në këtë mënyrë, toka mund të përdoret për qëllime të tjera.10.8 Ajo mund të përmbajë patogjenë, të tillë si bakteret, të cilat shkaktojnë kolerën ose viruse që shkaktojnë poliomielitin.10.9 Ekziston një kohë që limfocitet të njohin bakteret dhe për limfocitet të mund të prodhojnë antitrupat e duhur që të prodhojnë një klon të vetvetes.10.10 Numri i baktereve mbetet shumë i ulët. Kjo sepse kujtesa e qelizës është gjithashtu e pranishme te një person, kështu që antitrupat e duhur prodhohen gjithashtu menjëherë, duke ndaluar bakteret që të riprodhohen.10.11 Ky do të jetë infeksioni i parë nga bakteri, kështu personi me shumë mundësi do të sëmuret. Kujtesa e qelizave e krijuar nga infeksione me baktere të tjera mund të prodhojë vetëm antitrupa kundër atyre dhe jo kundër llojit të ri të baktereve.Kapitulli 11 Organizmat dhe mjedisi11.1 Studimi i organizmave në mjedisin e tyre.11.2 Një grup organizmash të të njëjtit lloj që jetojnë në të njëjtën zonë në të njëjtën kohë.11.3 Ka shumë përgjigje të mundshme që shkojnë nga një guaskë deti deri te sipërfaqja e një portokalli.11.4 Pothuajse e gjithë energjia në organizmat e gjallë të Tokës e ka burimin te drita e diellit. (Ka organizma të ekosistemeve të thellësisë së detit që bazohen tek energjia gjeotermike që del nga dyshemeja e oqeanit, por tubi kryesor i jetës në Tokë është përfundimisht energjia diellore.)11.5 a) Një shembull mund të jetë: Dielli → misër (rritur për silazh) → bagëti → njerëz.b) Një shembull tjetër mund të jetë: Dielli → fitoplankton → zooplankton → peshk → fokë → peshkaqen.c) Një shembull mund të jetë: Dielli → bari → karkaleci → miu → gjarpri→ gjeraqina.11.6 Sepse në fotosintezë ato përdorin energji nga drita diellore për të prodhuar ushqim që më pas furnizon pjesën tjetër të zinxhirit ushqimor.11.7 Sa më tepër ecni ju në zinxhirin ushqimor, aq më pak energji është e disponueshme nga energjia fillestare e ardhur nga Dielli. Kjo sepse në çdo nivel tropik organizmat përdorin një sasi të madhe energjie që të jetojnë dhe të rriten, kështu që më pak energji është e disponueshme të kalojë tek kafshët që i hanë ato. Pas rreth pesë hallkash të zinxhirit energjia faktikisht ka mbaruar.Përgjigjet e pyetjeve
                                
   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173