Page 17 - Demo
P. 17
91.4 VirusetPothuaj secili prej nesh ka kaluar të paktën një herë një sëmundje, e cila ka qenë shkaktuar nga viruset. Viruset janë shkaktarë të sëmundjeve nga ato më të zakonshmet si e ftohura dhe gripi, deri te sëmundje serioze, ashtu si është SIDA. Viruset nuk kanë aktivitet jetësor për sa kohë gjenden jashtë qelizës së një organizmi të gjallë. Pasi virusi futet brenda qelizës zotëron makinerinë e saj qelizore, të cilën e programon për të kryer riprodhimin e materialit të tij gjenetik në kopje të shumëfishta. Këto viruse të reja të formuara brenda organizmit të gjallë infektojnë qelizat e reja duke bërë që procesi të përsëritet nga fillimi. Kur virusi futet në qelizën bujtëse dhe e përdor këtë qelizë për t’u shumuar, qeliza vdes. Viruset nuk lëvizin vetë, nuk mund të ushqehen, të ndiejnë, të rriten apo të riprodhohen. Figura 1.9 tregon një lloj virusi. Ai nuk përbëhet nga qeliza, por është pjesë ADN-je ose ARN-je (substancë kimike e ngjashme me ADN-në), e cila rrethohet nga një kapsulë me natyrë proteinike. Virusi i paraqitur në këtë vizatim është shumë herë i zmadhuar në raport me madhësinë e tij reale. Shkalla e zmadhimit paraqet një gjatësi prej 10 nanometrash. Një nanometër është i barabartë me 1x10−9 mm. Me fjalë të tjera, ju mund të rreshtoni më shumë se rreth 15 000 prej këtyre viruseve midis dy vijave që tregojnë shënimin e gjatësisë së 1 milimetri në vizoren tuaj.proteinambështjelljamateriali gjenetik (ARN)Figura 1.9 Struktura e një virusi të thjeshtë.10 nmFigura 1.11 Lloj peshku.1.5 Klasifikimi i kafshëveFigura 1.10 tregon disa nga grupet kryesore në të cilat klasifikohet bota e kafshëve.Figura 1.10 Klasifikimi i mbretërisë së kafshëve.Mbretëria e kafshëvetipi i artropodave (këmbënyjëtuarve)klasa e insektevetipi i krimbave të rrumbullakëttipi Kordataklasa e peshqveklasa e zvarranikëveklasa e shpendëveklasa e amfibëveklasa e gjitarëvetipi i krimbave unazorëtipi i molusqeveTipi Kordata, nëntipi i vertebrorëveKëto kafshë karakterizohen nga prania e shtyllës kurrizore, e cila shtrihet përgjatë gjatësisë së trupit. Shtylla kurrizore përbëhet nga vertebrat, për këtë arsye, këto kafshë quhen vertebrorë.Klasa e peshqvePothuaj të gjithë peshqit jetojnë në mjedis ujor, përveç një a dy llojeve si baltëkërcyesi, i cili mund të kalojë periudha të shkurtra duke marrë frymë jashtë ujit.Karakteristikat:◆ vertebrorë me lëkurë me luspa;◆ kanë branshi;◆ kanë pendë notimi.linja gjatësore e trupit e veshur me luspapenda kurrizoreoperkulumi (kapaku) mbulues i branshivependa bishtore penda anale penda barkorependa gjoksoreKontroll njohurish1.4 Pse viruset nuk konsiderohen si organizma të gjallë?1.5 Përcaktoni ngjashmërinë dhe ndryshimin midis qelizës së kërpudhës dhe qelizës së bimës.1.6 Ku ndryshon qeliza bakteriale nga qeliza bimore dhe ajo shtazore?Kapitulli 1: Klasifikimi

