Page 170 - Demo
P. 170
162 BIOLOGJIA 10 - 11FJALORADN - substancë prej së cilës janë ndërtuar gjenet dhe kromozomet.adrenalina hormon i sekretuar nga gjëndrat mbiveshkore që përgatit trupin për “vrapo ose lufto”.akomodimi - ndryshimi i formës së lenteve, në mënyrë që të fokusojë objektet në distanca të ndryshme.aksoni - fibër nervore, e cila përcjell impulse larg trupit të qelizës.alel çdo formë nga dy ose më shumë forma alternative të një gjeni.alveola (shumës: alveolat) - një qese ajri në mushkëri, ku ndodh shkëmbimi i gazeve.amidoni (niseshteja) - polisakarid që përdoret si depozitë energjie në qelizat bimore.amilaza - enzimë, e cila zbërthen amidonin (niseshtenë) në maltozë.aminoacidet - molekula që lidhen së bashku në vargje të gjata për të formuar proteinat; ato përmbajnë karbon, hidrogjen, oksigjen dhe azot, ndonjëherë dhe squfur. anatomi - struktura e detajuar e trupit të një organizmi.anemia qelizë si drapër (drepanocitare) - gjendje e shkaktuar nga një alel kodominant i gjenit që kodon hemoglobinën, në të cilën një person ka dy kopje të gjenit dhe vuan probleme serioze shëndetësore.antera - pjesë e thekut ku prodhohet poleni.antibiotik - bar që vret bakteret në trupin e njeriut, pa dëmtuar qelizat e njeriut.antigjene - substanca kimike në sipërfaqen e patogjenëve, të cilat njihen si të huaja nga organizmi.antitrupa - substanca kimike të sekretuara nga limfocitet, të cilat lidhen me një antigjen dhe ndihmojnë për ta shkatërruar atë.arterie - enë gjaku që mbart gjakun e nxjerrë nga zemra.asimilimi - lëvizja e molekulave të tretura të ushqimit në qelizat e trupit ku ato përdoren, duke u bërë pjesë e qelizave.auksina - hormon bimor, i cili shkakton zgjatjen e qelizave.bakteret çnitrifikuese - bakteret që sigurojnë energjinë e tyre përmes shndërrimit të joneve nitrat në azot të gaztë.bakteret nitrifikuese - bakteret që e fitojnë energjinë e tyre duke shndërruar amoniakun ose nitritet në nitrate.bar - çdo substancë e marrë në trup që ndryshon ose ndikon në reaksionet kimike të trupit.barngrënës - kafshë që siguron energjinë e vet duke u ushqyer me bimë.baza - një nga katër substancat (A, C, G dhe T) në ADN që përbëjnë kodin gjenetik.bërthamë - organel i madh në të cilin gjenden kromozomet.bimëza - kërcelli i ri i embrionit të një bime.binomial - emri latin i përbërë me dy fjalë për llojet e organizmit.bishti i gjethes - kërcelli i gjethes.bronkiolet - tubula të vogla në të cilat degëzohen bronket.bronku (shumës: bronket) - një nga të dy tubat në të cilët degëzohet trakeja, e cila transporton ajrin në secilën mushkëri.burim - vend nga i cili substancat janë transportuar në floemë.burim i qëndrueshëm - ai, i cili mund të hiqet nga mjedisi pa u shteruar.çaminim - reaksion metabolik që ndodh në mëlçi, në të cilin pjesa që përmban azot tek aminoacidet, largohen për të formuar urenë, të shoqëruara me çlirim energjie nga pjesa e mbetur e aminoacideve.celuloza - karbohidrat polisakarid, i cili formon fibra dhe gjendet në murin qelizor të qelizave bimore.cilie - zgjatime të vogla në sipërfaqen e një qelize, të cilat mund të lëvizin në mënyrë të njëtrajtshme dhe bëjnë lëngjet të lëvizin.cirroza - sëmundje e mëlçisë në të cilën qelizat janë të dëmtuara përgjithmonë (në mënyrë të pariparueshme).citoplazmë - material xhelatinoz që gjendet në qeliza.dekompozues - organizëm që merr energjinë e tij nga lënda organike e vdekur ose nga mbetjet organike.depo - vend në të cilin substratet janë transportuar në floemë.depresant bar që bllokon sistemin nervor dhe e qetëson atë.diabet i tipit 1 - gjendje në të cilën pankreasi është i paaftë të prodhojë insulinë.diagram gjenetik - mënyra konvencionale për të treguar një kryqëzim gjenetik.dializa - shkëmbimi i substancave midis dy tretësirave përmes një membrane pjesërisht të përshkueshme; makinat e dializës përdoren në trajtimin e njerëzve me dështim të veshkave.diastola - faza gjatë një rrahjeje zemre në të cilën muskujt e zemrës pushojnë (qetësohen).dietë e balancuar - dietë ushqimore, e cila përmban sasi dhe raportet e duhura të lëndëve ushqyese.dikotomik - degëzohet në dy.diploid - ka dy komplete kromozomesh.disakaride - sheqer kompleks; një karbohidrat molekulat e të cilit

