Page 171 - Demo
P. 171


                                    163përbëhen dy njësi sheqeri.e lëshuar (e squllur) - term i përdorur për të përshkruar një qelizë që ka humbur shumë ujë, duke u bërë e butë.e tendosur (i turguar) - term i përdorur për të përshkruar një qelizë bimore që ka përthithur ujë dhe ka një citoplazmë që shtyn jashtë në murin qelizor.efekti serrë - efekti i ngrohjes që shkaktohet nga dioksidi i karbonit, metani dhe gaze të tjera serrë mbi Tokë.efektor - pjesë e trupit që i përgjigjet një nxitjeje, p.sh., një muskul ose një gjëndër.ekosistem - njësi që përmban të gjithë organizmat dhe mjedisin e tyre, të cilët ndërveprojnë së bashku, në një zonë të caktuar p.sh., një pemë e dekompozuar ose një liqen.ektoterm - i paaftë për të rregulluar temperaturën e trupit fiziologjikisht; temperatura e organizmit ndryshon me ndryshimin e mjedisit të tij.embrion - organizëm i ri para lindjes dhe para se të jenë formuar të gjitha organet e trupit.emfizema sëmundje në të cilën muret e alveolave në mushkëri dëmtohen, duke zvogëluar sipërfaqen për shkëmbimin e gazeve.emulsionim - copëtimi i sferave të mëdha të yndyrës në pikëza të vogla, në mënyrë që ato të përzihen lehtësisht me ujin.endotermë - të aftë për të rregulluar së brendshmi temperaturën e trupit; temperatura e trupit është e pavarur nga temperatura e mjedisit.enëngushtim (vazokonstruksion) - ngushtim i enëve të gjakut.enët e ksilemës - tuba të gjatë të përbërë nga qeliza të vdekura, bosh, me mure të linjifikuara, të cilat transportojnë ujin në bimë dhe ndihmojnë për t’i mbajtur drejt ato.enëzgjerim (vazodilatacion) - zgjerim i enëve të gjakut.enzimë proteinë që funksionon si katalizator biologjik.epidermë (bimë) - ind i përbërë nga një shtresë e vetme qelizash që mbulon pjesën e sipërme dhe të poshtme të një gjetheje dhe pjesën e jashtme të kërcellit dhe rrënjës.epidermë (gjitar) - shtresa e jashtme e lëkurës.estrogjen - hormon i sekretuar nga vezoret që ndihmon për të kontrolluar ciklin menstrual.evolucion - ndryshimi në karakteristikat përshtatëse të një popullate me kalimin e kohës, si pasojë e përzgjedhjes (seleksionimit) natyrore.ezofag - pjesë e kanalit ushqimor përgjatë të cilit ushqimet kalojnë nga goja në stomak.fagocitet - qelizat e bardha të gjakut që rrethojnë, gëlltitin dhe tretin patogjenët.faktori kufizues - diçka e pranishme në mjedis në rezerva të vogla që kufizon proceset jetësore.fara një ovulë pas fekondimit; ajo përmban embrionin e bimës.faza e pandryshueshme (stacionare) - një fazë kur numrat në një popullatë mbeten përafërsisht e pandryshueshëm.faza e vdekjes - fazë ku numri në një popullatë bie me shpejtësi drejt zeros.faza eksponenciale (faza log) - faza në rritjen e popullsisë, kur numri i individëve rriten në mënyrë eksponenciale.faza lag - faza e hershme e rritjes së një popullate, kur numri i individëve nuk ndryshon pothuajse fare.faza log - (faza eksponenciale) faza në rritjen e popullsisë kur numri i individëve rritet në mënyrë eksponenciale.fekondim - shkrirja (bashkimi) i bërthamave të dy gametave.fenotipi - karakteristika fizike ose karakteristika të tjera të një organizmi për shkak të gjenotipit të tij, por edhe mjedisit të tij (p.sh., bimë e gjatë ose farë e gjelbër).fermentim - shpërbërja e glukozës nga majaja, duke përdorur frymëmarrjen anaerobe; fermentimi prodhon dioksid karboni dhe alkool.fetus - një organizëm i ri para lindjes, pasi janë formuar të gjitha organet e trupit.fibrinë - proteinë e patretshme që formon fibra dhe ndihmon në mpiksen (koagulimin) e gjakut.fibrinogjen - proteinë e tretshme, e cila shndërrohet në fibrinë të patretshme kur gjaku mpikset.fiksimi i azotit - shndërrimi i azotit të gaztë joveprues në një përbërjeje vepruese të azotit si nitrat ose amoniak.fill - bishti i thekut.folikul - hapësirë brenda vezores në të cilin zhvillohet një vezë.fotosinteza - procesi përmes të cilit bimët prodhojnë karbohidratet nga lëndët e para inorganike, duke përdorur energjinë e dritës.fototropizmi - një përgjigje në të cilën bima rritet në drejtim ose larg nga burimi i dritës.foveja - pjesë e retinës në të cilën konet janë vendosur më dendur.frutë - vezore e një bime pas fekondimit; përmban fara.frymëmarrja - reaksionet kimike në qeliza që shpërbëjnë molekulat e lëndëve ushqyese dhe lirojnë energji për metabolizmin.frymëmarrje aerobe - çlirimi i një sasie relativisht të madhe energjie gjatë zbërthimit të lëndëve ushqyese në prani të oksigjenit.frymëmarrje anaerobe - çlirimi i një sasie relativisht të vogël energjie nga zbërthimi i molekulave të lëndëve ushqyese në mungesë të oksigjenit.frymëshkëmbim - lëvizjet muskulore, të cilat shkaktojnë hyrjen dhe daljen e ajrit nga mushkëritë.FSH - hormoni folikul nxitës FJALOR
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175