Page 172 - Demo
P. 172
164 BIOLOGJIA 10 - 11(stimulues); hormon i sekretuar nga gjëndra e hipofizës, i cili shkakton zhvillimin e vezëve në vezore.fshikëzat seminale - gjëndra që sekretojnë lëng në të cilin mund të lëvizin spermatozoidet.gameta - qeliza seksuale, p.sh., vezët dhe spermatozoidet.gëlltitje - marrja e substancave (p.sh., ushqime, pije) në trup përmes gojës.gjak i çoksigjenuar - gjak që përmban shumë pak ose aspak oksigjen.gjak i oksigjenuar - gjaku që përmban shumë oksigjen; te njerëzit, gjaku oksigjenohet në mushkëri.gjen - gjatësia e ADN-së, e cila është njësia e trashëgimisë dhe që kodon për një proteinë.gjen i lidhur me seksin - gjen që gjendet në kromozomin X, por jo në kromozomin Y dhe anasjelltas.gjëndra e prostatës - gjëndër pranë fshikëzës së urinës te meshkujt, e cila sekreton lëng në të cilin mund të lëvizin spermatozoidet.gjëndra endokrine - gjëndrat pa kanal që sekretojnë hormonet në gjak dhe së bashku përbëjnë sistemin endokrin.gjenerata F1 - pasardhësit nga një prind homozigotë për alelin dominant dhe një prind homozigotë për alelin recesiv.gjenotipi - ndërtimi gjenetik i një organizmi në terma të përmbajtjes në alele (p.sh., Tt ose GG).gjini (shumës: gjinitë) - grup i llojeve të ngjashme dhe të lidhura me njëra tjetrën.glikogjen - polisakarid që përdoret si një depozitë energjie te qelizat shtazore dhe te kërpudha.glomeruli - lëmsh i kapilarëve të gjakut në kapsulën e Baumanit në veshka.glukagoni - hormon i sekretuar nga pankreasi, i cili rrit përqendrimin e glukozës në gjak.gojëz (shumës: gojëza) - hapësirë midis dy qelizave roje, zakonisht në epidermën e sipërfaqes së poshtme të gjethes.grabitqar - një kafshë që vret dhe ushqehet me kafshë të tjera.gravitropizmi - një përgjigje në të cilën një bimë rritet drejt ose larg nga graviteti.gypi tretës - pjesë e sistemit tretës; një tub i gjatë që vazhdon nga goja në anus. habitat - vendi ku jeton një organizëm.hapësira sinaptike - hapësirë e vogël midis dy neuroneve.haploid - që ka një komplet kromozomesh.hark reflektor - organizimi së bashku i neuroneve gjatë kohës që një impuls kalon përgjatë një veprimi refleks.heterozigot - ka dy alele të ndryshme të një gjeni (p.sh., Tt ose Gg), nuk është linjë e pastër.hidrofite - bimë e përshtatur për të jetuar në kushte të lagështa.hilin - shenja e vendit ku ka qenë e kapur fara me frytin.hiperglicemi - që ka shumë glukozë në gjak.hipertension - trysni e lartë e gjakut.hipoglicemi - që ka shumë pak glukozë në gjak.hipotalamus - pjesë e trurit që ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit.homeostaza - ruajtja e ekuilibrit të mjedisit të brendshëm.homozigotë - që kanë dy alele të njëjta të një gjeni të veçantë (p.sh., TT ose gg). Dy individë të njëjtë homozigotë që shumohen së bashku do të japin linjë të pastër.hormon - substancë kimike e prodhuar nga një gjëndër e mbartur nga gjaku, e cila ndryshoni/e çnatyruar - një enzimë quhet e çnatyruar kur molekulat e saj kanë ndryshuar formë aq shumë saqë substrati nuk mund të lidhet më me të.implantim - lëvizja e embrionit të ri në shtresën e brendshme të mitrës dhe fiksimi e tij aty.impuls nervor - sinjal elektrik që transferohet përgjatë një neuroni.imun - i aftë për të luftuar një lloj të veçantë patogjeni para se ai të shkaktojë ndonjë simptomë në trup.imunitet aktiv - mbrojtja kundër një patogjeni përmes prodhimit të antitrupave në trup. imuniteti pasiv - ka antitrupa të ofruar nga një organizëm, të cilët mbrojnë përkohësisht kundër një patogjeni.ind - grup qelizash me struktura të ngjashme, të cilat punojnë së bashku për të kryer një funksion të përbashkët.ind dhjamor - ind i përbërë nga qeliza në të cilat depozitohet yndyra. infeksion i transmetueshëm seksualisht - infeksion që transmetohet nëpërmjet lëngjeve trupore gjatë kontaktit seksual.inorganik - substanca që nuk janë prodhuar nga organizmat e gjallë.insulinë - hormon i sekretuar nga pankreasi, i cili ul nivelin e glukozës në gjak.inxhinieri gjenetike - marrja e një gjeni nga një lloj dhe vendosja e tij në një lloj tjetër.iris - pjesa me ngjyrë e syrit, e cila kontrollon sasinë e dritës që duhet lejuar përmes lentes dhe retinës.ishujt e Langerhansit - grup qelizash në pankreas, të cilat sekretojnë insulinën dhe glukagonin.jashtënxjerrje - nxjerrja jashtë e ushqimit që nuk është tretur, si feçe, përmes anusit.jashtëqitje (ekskretim) - largim i produkteve, të mbetjeve të metabolizmit nga organizmat. (reaksionet kimike në qeliza, përfshirë frymëmarrjen) materialet toksike dhe substancat në sasi më të lartë sesa kërkohet.

