Page 173 - Demo
P. 173
165jo të biodegradueshme - nuk janë në gjendje të shpërbëhen nga mikroorganizma të gjallë.kapilarët - enë të vogla gjaku që dërgojnë gjak në inde.karbohidratet - amidoni dhe sheqernat.karbohidraza - enzimë që katalizon zbërthimin e karbohidrateve.karcinogjen - substancë, e cila rrit rrezikun për t‘u zhvilluar kancer në trupi e një personi.katalaza - enzimë që gjendet pothuajse në të gjitha indet e gjalla, e cila katalizon zbërthimin e peroksidit të hidrogjenit në ujë dhe oksigjen.katalizatori - substancë që përshpejton një reaksion kimik dhe që nuk ndryshon gjatë reaksionit.kësula e rrënjës - mbulesë mbrojtëse, e ashpër, në majë të rrënjës.kima - ushqimi pjesërisht i tretur, i cili lëviz nga stomaku në zorrën e hollë.kloni - grup organizmash gjenetikisht të njëjtë.klorofili - pigment i gjelbër që përthith dritën, i cili gjendet brenda kloroplasteve të qelizave bimore.kloroplasti - organel që gjendet në disa qeliza bimore që përmbajnë klorofil dhe ku ndodh fotosinteza.kodominancë - situatë në të cilën të dyja alelet në një heterozigot kanë efekt mbi fenotipin.kokrrat e polenit - struktura rezistente dhe të ashpra që përmbajnë gametat mashkullore të një luleje.kolera - sëmundje e shkaktuar nga një bakter që përhapet me anë të ujit, i cili shkakton diarre të rëndë. komuniteti - të gjitha organizmat e të të gjitha llojeve të ndryshme, që jetojnë në të njëjtën zonë në të njëjtën kohë.konsumator - organizëm, i cili e merr energjinë e tij duke u ushqyer me organizma të tjerë.konsumatorët dytësorë - mishngrënësit që hanë bimëngrënës.konsumatorët parësorë - barngrënësit.kordoni umbelikal - organ që lidh embrionin me placentën, e cila përmban enë gjaku.korteksi - në veshkë, shtresa e jashtme; në kërcellin e një bime apo rrënjë, një ind i përbërë nga qeliza tipike bimore (zakonisht, pa kloroplaste).kotiledone - struktura ku depozitohet ushqimi në një farë, e cila ndonjëherë del mbi tokë gjatë mbirjes dhe fillon të kryeje fotosintezë.kreza - pjesa e lules që pret polenin.kromozome homologe - të dyja kromozomet e një çifti kromozomesh në një qelizë diploide; ato kanë gjene për të njëjtat tipare në të njëjtat pozicione.kromozomi - strukturë fijëzore e ADN-së, i përbërë nga një varg gjenesh.kryqëzim - kryqëzimi i një pasardhësi me fenotip dominant me një organizëm me fenotip recesiv; pasardhësit nga kryqëzimi mund të ndihmojnë për të përcaktuar gjenotipin e prindërve me fenotip dominant.kserofite - bimë e përshtatur për të jetuar në kushte të thatësirës.kutikulë - shtresë dylli mbi një gjethe.kwashiorkor - sëmundje pamjaftueshmërie e shkaktuar nga mungesa e proteinave në dietë.laktacion - prodhim i qumështit nga gjëndrat e qumështit.lamina - pjesa kryesore e një gjetheje.lëng amniotik - lëng i sekretuar nga amnioni, i cili mban dhe mbron fetusin në zhvillim.lëng qelizor - tretësirë e sheqernave dhe substancave të tjera brenda vakuolës së një qelize bimore.lëngu indor - lëngu që rrethon të gjitha qelizat në trup, i formuar nga plazma e gjakut që rrjedh jashtë nga kapilarët.lëngu pankreatik - lëngu i sekretuar në gypin pankreatik nga pankreasi; ai derdhet në duoden ku enzimat e tij ndihmojnë në tretjen e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.lëvizje - veprim nga një organizëm ose nga një pjesë e një organizmi që shkakton një ndryshim pozicioni ose vendi.LH - hormoni luteinizues; hormon i sekretuar nga gjëndra e hipofizës që shkakton lëshimin e një veze nga një vezore.ligamente mbajtëse - një unazë ligamentesh që lidhin muskujt ciliarë te lentet.limfa - lëngu që gjendet brenda enëve limfatike, i formuar nga lëngu i indeve.linjë e pastër - homozigotë.linjinë - material i fortë, i papërshkueshëm nga uji që ndërton muret e enëve të ksilemës; druri është kryesisht linjinë.lipaza - enzimë që tret yndyrat (lipidet) në acide yndyrore dhe glicerol.lipide - yndyrat, vajrat dhe dylli.lloj - grup organizmash me karakteristika të ngjashme, të cilat mund të ndërkryqëzohen me njëritjetrin për të prodhuar pasardhës pjellorë.maltaza - enzimë që shpërbën maltozën në glukozë.maltoza - disakarid i prodhuar nga tretja e amidonit (niseshtesë).marazëm (dobësi) - sëmundje që rezulton nga një mungesë e theksuar e energjisë në dietë.mbetje të azotit - produkte jashtëqitjeje që përmbajnë azot - për shembull, amoniaku, ureja, acidi urik.mbizotërues (dominant) - alel, i cili shprehet nëse është i pranishëm (p.sh., T ose G).mbretëri - një nga pesë grupet e FJALOR

