Page 174 - Demo
P. 174


                                    166 BIOLOGJIA 10 - 11mëdha në të cilat klasifikohen të gjithë organizmat e gjallë.medula - (palca, në veshka) zona qendrore në një veshkë.mejoza - ndarje reduktuese në të cilën numri i kromozomeve përgjysmohet nga diploid në haploid.membrana qelizore - shtresë shumë e hollë yndyrash dhe proteinash që rrethon çdo qelizë të gjallë.menstruacione - largimi i shtresës së brendshme të mitrës nëpërmjet vaginës.mezofil - ind në qendër të gjethes, ku ndodh fotosinteza.mielina - substancë yndyrore që mbështjell aksonet e shumë neuroneve, duke bërë të mundur një kalim më të shpejtë të impulseve nervore.mikrometër - 1 × 10—6 metra.mikropil - hapësirë e vogël në cipën e farës.mikroskop me dritë - mikroskop që përdor dritën për të prodhuar pamje.mineral - një jon inorganik i nevojshëm në sasi të vogla tek organizmat e gjallë.mishngrënës - kafshë, e cila e siguron energjinë e saj, duke ngrënë kafshë të tjera.mitokondria - organel në të cilin ndodh frymëmarrja aerobe, duke liruar energjinë që do të përdoret nga qeliza.mitoza - ndarje bërthamore, e cila siguron qeliza gjenetikisht të njëjta në të cilat, numri i kromozomeve është ruajtur me dyfishim të saktë të kromozomeve.mitra - organi në të cilin zhvillohet embrioni te një gjitar.monokulturë - zonë e madhe e mbjellë me njëjtën kulturë bimore.monosakarid - sheqer i thjeshtë; karbohidrat, molekulat e të cilit janë ndërtuar nga një njësi sheqeri.morfologjia - forma e përgjithshme dhe forma e trupit e një organizmi.mungesa e oksigjenit - oksigjeni shtesë që duhet të merret nga organi pas ushtrimeve fizike të fuqishme, gjatë të cilave ka ndodhur frymëmarrje anaerobe; oksigjeni është i nevojshëm për të shpërbërë acidin laktik që është akumuluar si pasojë e frymëmarrjes anaerobe.muskuj ciliarë - unazë muskulore rreth lenteve, e cila mund të ndryshojë formën e saj.muskuj kardiakë - muskujt nga të cilët përbëhet zemra.muskul unazor (sfinkter) - një muskul që mbështjell një tub, i cili mund të tkurret për të mbyllur tubin.mutacion gjenetik - ndryshim në renditjen e bazave të ADN-së.mutacion - ndryshim në një gjen ose në një kromozom.mutagjen - substancë që shkakton mutacione.ndjeshmëri - aftësia për të zbuluar apo ndier ndryshimet në mjedis (ngacmimet) dhe për të dhënë përgjigje të përshtatshme.ndryshueshmëri e ndërprerëdallimet në tiparet e një grupi organizmash, ku secili përshtatet në një nga disa kategori të përcaktuara qartë.ndryshueshmëri e vazhduar - dallimet në tiparet e një grupi organizmash në të cilin nuk ekzistojnë kategori të përcaktuara; karakteristikat e çdo individi mund të shtrihen kudo midis dy ekstremeve.ndryshueshmëri - ndryshimet midis individëve të të njëjtit lloj.në gjumë (i fjetur) - gjendje në të cilën një organizëm ndërpret metabolizmin e tij, në mënyrë që të mund të mbijetojnë në kushte të pafavorshme.nefron - një nga mijëra tubthat e vegjël në veshkë, ku prodhohet urina.nektaria (gjëndrat e nektarit) - gjëndër, e cila prodhon një lëng sheqeror, gjendet në shumë lule që pjalmohen me anë të insekteve ose zogjve.nerv - tufë aksonesh ose dendritesh që i përkasin shumë neuroneve të ndryshme.neuron - qelizë nervore; qelizë e specializuar për transferimin e shpejtë të impulseve elektrike.nikotina - bar që shkakton varësi dhe që gjendet në tymin e duhanit.niveli trofik (ushqyes) - pozicioni i një organizmi në një zinxhir ushqimor, rrjetë ushqimore ose piramidë të biomasës, numrave ose energjisë.njëqelizor - i përbërë nga një qelizë.nxitës - bar që e bën sistemin nervor të punojë më shpejt.nxitje - ndryshim në mjedisin e një organizmi që mund të ndihet nga organet e tij ndijore.nyjat limfatike - organet në të cilat grumbullohet një numër i madh i qelizave të bardha të gjakut (të cilat mund të shkatërrojnë bakteret ose toksinat).organ shenjë - organ që ndikohet nga një hormon.organ - strukturë e përbërë nga një grup indesh, të cilat punojnë së bashku për të kryer funksione specifike.organel - strukturë brenda qelizës me funksion të caktuar.organet ndijore - grupe të qelizave receptore që u përgjigjen ngacmimeve specifike: dritës, tingujve, prekjes, temperaturës dhe kimikateve.organik - term i përdorur për të përshkruar substancat që janë prodhuar nga organizmat e gjallë ose molekulat e të cilëve përmbajnë karbon, hidrogjen dhe oksigjen.organizëm - gjë e gjallë.osmozë - përhapja e molekulave të ujit nga një zonë me potencialit të lartë të ujor në një zonë me potencial ujor më të ulët, përmes një membrane pjesërisht të 
                                
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178