Page 175 - Demo
P. 175
167përshkueshme.ovidukt (gypi i vezëve) - tubi që çon një prej vezëve në mitër.ovula - strukturë në vezoren e një luleje, e cila përmban një gametë femërore.ovulacion - lëshimi i një veze nga një vezore.pankreasi - organ që shtrihet në afërsi të stomakut, i cili është edhe gjëndër endokrine (prodhon insulinën dhe glukagonin), edhe gjëndër ekzokrine (prodhon lëngun pankreatik).paraardhës i përbashkët - lloj që ka jetuar shumë kohë më parë dhe që mendohet të jetë një paraardhës i largët i dy ose më shumë llojeve që jetojnë sot.patogjen - një organizëm që shkakton sëmundje.pelvisi - (në veshka) pjesa nga ku del ureteri.penicilina - antibiotik, i cili shkatërron bakteret, duke dëmtuar muret qelizore të tyre.pepsina - një enzimë, proteazë që gjendet në stomak.peristaltikë - tkurrjet ritmike të muskujve që valëzohen përgjatë një tubi - për shembull, peristaltika shtyn ushqimet përmes gypit tretës.përshtatje (tipar përshtatës) - tipar i një organizmi që e ndihmon atë të mbijetojnë në mjedisin e tij.përshtatshmëri - mundësia e një organizmi për të mbijetuar dhe riprodhuar në mjedisin në të cilin ai është gjetur.përthithja - lëvizja e molekulave të ushqimit të tretur përmes mureve të zorrëve për të shkuar në gjak ose në limfë.përzgjedhje artificiale - zgjedhja e prindërve më të mirë për të kryqëzuar brez pas brezi.përzgjedhje natyrore - mundësia më e madhe e kalimit të gjeneve nga organizmat e përshtatur më mirë.piramida e biomasës - një grafik (njëanësor), në të cilin madhësia e kutive paraqet masën e thatë të organizmave në çdo nivel trofik të zinxhirit ushqimor.piramida e numrave - një grafik (njëanësor), në të cilin madhësia e kutive paraqet numrin e organizmave në çdo nivel trofik të zinxhirit ushqimor.pistil - pjesa femërore e lules.pjalmim i kryqëzuar - transferimi i polenit nga antera e një bime në krezën e një bime tjetër të të njëjtit lloj.pjalmimi - transferimi i polenit nga pjesa mashkullore e lules (antera e thekut) në pjesën femërore të bimës (kreza).pjesërisht e përshkueshme - lejon vetëm disa molekula të kalojnë përmes, por jo të tjerat.placenta - te gjitarët, një organ i përbërë nga indet e nënës dhe embrionit, përmes të cilit trupat e nënës dhe embrionit shkëmbejnë lëndët ushqyese dhe mbetjet.plazma - pjesa e lëngshme e gjakut, në të cilën pluskojnë qelizat.plazmolizë - gjendja e një qelize bimore, e cila ka humbur aq shumë ujë saqë citoplazma e saj mblidhet, rrudhet, zvogëlohet dhe tërheq membranën qelizore larg nga muri qelizor.pllakat e dhëmbëve (gurrëzat) - një shtresë e hollë mbi dhëmbë, e cila përmban baktere.plotësisht e përshkueshme - e aftë të lejojë shumicën e substancave të kalojnë nëpër të.polisakarid - një karbohidrat, molekulat e të cilit janë ndërtuar nga qindra njësi sheqeri të lidhura në vargje të gjata - për shembull, amidoni, glikogjeni dhe celuloza.popullatë - një grup i organizmave të një lloji, të cilët jetojnë në të njëjtën zonë në të njëjtën kohë.potencial i ujit - një masë e tendencës së ujit për të lëvizur jashtë nga një tretësirë; sa më shumë ujë të ketë në një tretësirë, aq më i madh është potenciali i ujit.prapaveprimit negativ (feedback negativ) - një mekanizëm që përdoret në homeostazë, në të cilën një ndryshim në një parametër sjell veprime që e kthejnë atë përsëri në normë.presioni i përzgjedhjes - një faktor mjedisor që shkakton tek organizmat me karakteristika të caktuara mundësi më të mira për mbijetesë sesa te të tjerët.procesi i përshtatjes - proces që rezulton nga përzgjedhja natyrore, në të cilin popullatat bëhen më të përshtatura me mjedisin e tyre përgjatë shumë breznive.prodhuesi - organizëm që i prodhon vetë lëndët ushqyese organike të tij, zakonisht duke përdorur energjinë e diellit, përmes fotosintezës.produkt - substanca e formuar në një reaksion enzimatik.progesteroni - hormoni i shtatzënisë; hormon i sekretuar nga vezoret dhe placenta, e cila mban shtresën e brendshme të mitrës.proteaza - enzimë që katalizon shpërbërjen e proteinave.prova e biuretit - provë për të provuar praninë e proteinave.puberteti - faza e zhvillimit gjatë së cilës është arritur pjekuria seksuale.pulmonar - e lidhur me mushkëritë.qeliza burimore embrionale - një qelizë në një embrion, e cila është e aftë të rritet dhe të japë të gjitha llojet e qelizave të tjera.qeliza roje - një nga dy qelizat e epidermës së bimës në formë salsiçeje, midis së cilave ka një çarje të quajtur gojëz; qelizat roje mund të ndryshojnë formë dhe të hapin e të mbyllin gojëzën.qeliza shkop - qelizë e ndjeshme ndaj dritës në retinë, e cila i përgjigjet dritës së zbehtë.qelizat burimore te të rriturit - qelizë te një i rritur mund të çojë në një sasi të kufizuar të qelizave të specializuara.qelizat e kujtesës - qeliza të FJALOR

