Page 176 - Demo
P. 176
168 BIOLOGJIA 10 - 11prodhuara nga limfocitet e aktivizuara, të cilat mbeten në trup dhe që janë në gjendje të përgjigjen shpejt ndaj një patogjeni.qelizat goblet - qeliza, të cilat sekretojnë mukus.qelizë kon - qelizë e retinës, e ndjeshme ndaj dritës, e cila i përgjigjet dritës të një ngjyre të veçantë.qendër aktive - pjesa e molekulës së një enzime ku vendoset substrati.reaksione metabolike - reaksionet kimike që ndodhin brenda një organizmi të gjallë.receptori - një qelizë që është në gjendje të dallojë ndryshimet në mjedis; shpesh, pjesë e një organi ndijor.recesiv - një alel që shprehet vetëm kur nuk ka alel dominant të gjenit të pranishëm (p.sh., t ose g).reduktimi i sheqerit - sheqer që kthen solucionin e Benediktit në ngjyrë të kuqe tulle kur ngrohet.retina - pjesa e syrit që përmban qelizat receptore.ribozomet - organele të vogla, ku kryhet sinteza e proteinave.riprodhim joseksual - proces, i cili rezulton në prodhimin e pasardhësve nga një prind i vetëm, gjenetikisht të njëjtë me prindin.riprodhim seksual - procesi që përfshin bashkimin (shkrirjen) e bërthamave haploide për të formuar një zigotë diploide dhe prodhimin e pasardhësve gjenetikisht të pangjashëm.rrënjëza - rrënja e re në embrionin e një bime.rritja e efektit serrë - rritja e efektit serrë e shkaktuar nga shtimi i më shumë gazrave serrë në atmosferë.rritje - rritje e përhershme në madhësi dhe në masë të thatë si pasojë e një rritjeje të numrit të qelizave ose madhësisë së tyre, ose të dyja së bashku.rrjet ushqimor - rrjet i ndërlidhur i zinxhirëve ushqimorë që tregon kalimin e energjisë përmes një pjese të ekosistemit.rrjeti endoplazmatik i ashpër - një rrjet membranash brenda qelizës, në të cilën janë të pranishme ribozomet.rryma e transpirimit - rruga e ujit nga qimet në rrënjët e bimës, deri në rrënjë dhe kërcell, dhe nga gjethet jashtë në atmosferë.sakaroza - një disakarid, joreduktues, i përbërë nga një molekulë glukoze dhe një molekulë fruktoze të lidhura së bashku; forma në të cilën karbohidratet transportohen në floemën e bimëve.sëmundje autoimune - sëmundje e shkaktuar nga sistemi imunitar i vetë personit, i cili sulmon pjesë të trupit të tij.sëmundje infektive - sëmundje e shkaktuar nga një patogjen që mund të kalohet nga një person në një tjetër.sëmundje koronare e zemrës - situatë në të cilën arteriet koronare bllokohen pjesërisht.sheqer i thjeshtë - një monosakarid; një karbohidrat, molekulat e të cilit janë të ndërtuara nga një njësi sheqeri.shkëmbimi i gazeve - hyrja e oksigjenit në trupin e organizmit dhe humbja e dioksidit të karbonit.shpërhapje (difuzion) - lëvizja neto e molekulave nga një zonë me përqendrim më të lartë në një zonë me përqendrim më të ulët në drejtim të gradientit të përqendrimit, si rezultat i lëvizjes rastësore të tyre.shpërndarje normale - një kurbë në të cilën, numri më i madh ndodh në afërsi të mesit (medianës), me sasi afërsisht të barabartë në të dyja anët e kësaj pike dhe një rënie graduale drejt skajeve.shpyllëzim - shkatërrim i zonave të mëdha të pyjeve.shtresa palisade - shtresa e sipërme e mezofilit në një gjethe, e përbërë nga qeliza drejtkëndore që përmbajnë shumë kloroplaste.shtresa sfungjerore - indi nën shtresën palisade të një gjetheje; ajo është e ndërtuar nga qeliza, të cilat përmbajnë kloroplaste dhe mund të kryejnë fotosintezë; kanë shumë hapësira ajrore midis tyre.shtyllëz - lidhja midis krezës dhe vezores së një luleje.shumëllojshmëri llojesh - numri i llojeve të ndryshme që jetojnë në një habitat.sinapsi - pikë në të cilën një impuls mund të kalojë nga një neuron në tjetrin.sistem organesh - grup organesh me funksione të ngjashme, të cilat punojnë së bashku për të kryer funksionet e trupit.sistemi i dyfishtë i qarkullimit - sistem në të cilin gjaku kalon dy herë përmes zemrës në një qark të plotë të trupit.sistemi nervor periferik - të gjithë nervat dhe receptorët në trup, duke mos përfshirë trurin apo palcën kurrizore.sistemi nervor qendror - truri dhe palca e shtyllës kurrizore.sistolë - faza e rrahjes së zemrës në të cilën muret e muskujve të dhomave të zemrës tkurren.spermatozoid - gameta mashkullore.spermë - përzierje e spermatozoideve dhe lëngjeve nga gjëndra e prostatës dhe fshikëzat seminale.substancë transmetuese - kimikat që mbart një impuls nervor përmes një sinapsi.substrat substanca mbi të cilën vepron enzima.sukraza një karbohidrazë që gjendet në zorrën e hollë, e cila shpërbën sakarozën në glukozë dhe fruktozë.të ushqyerit - marrja e lëndëve që janë të nevojshme për energji, rritje dhe zhvillim.temperatura optimale - temperatura në të cilën diçka ndodh më shpejtë dhe më mirë.tëmth - lëng që prodhohet në mëlçi, depozitohet në fshikëzën e tëmthit

