Page 177 - Demo
P. 177


                                    169dhe derdhet në zorrën e hollë, ku ndihmon në emulsionimin e yndyrave.tendinë - fije të forta joelastike të indit që lidh muskujt me kockat; ata gjenden edhe në zemër, ku lidhin valvulet atrioventrikulare me murin e barkushes.testikul (shumës: testikuj) - organ në të cilin prodhohen spermatozoidet.testosteron - hormon i sekretuar nga testikujt, i cili shkakton shfaqjen e karakteristikave mashkullore.theku - pjesa mashkullore e lules.tipar i lidhur me seksin - tipar gjeni përgjegjës për të cilin ndodhet në një kromozom seksual, i cili e bën më të zakonshëm në njërin seks sesa në tjetrin.tipare përshtatëse (karakteristikat) - tiparet e trashëguara funksionale të një organizmi që rrisin përshtatshmërinë e tij.toksina - substancë helmuese.trakeja - gyp që mbart ajrin nga hunda dhe goja deri në mushkëri.translokacion - lëvizja e sakarozës dhe aminoacideve në floemë, nga zonat e prodhimit në zonat e magazinimit, ose për në zonat e shfrytëzimit në frymëmarrje ose rritje.transpirim - avullimi i ujit në sipërfaqet e qelizave të mesofilit e ndjekur nga humbja e avujve të ujit nga gjethet e bimëve përmes gojëzave.transport aktiv - lëvizja e molekulave dhe joneve brenda ose jashtë qelizës përmes membranës qelizore, nga një zonë me përqendrim më të ulët në një zonë me përqendrim më të lartë, kundër gradientit të përqendrimit, duke përdorur energjinë e çliruar gjatë frymëmarrjes. trashëgimi - transmetimi i informacionit gjenetik nga brezi në brez.tretës - një lëng në të cilin tretet një substancë tjetër.tretja - shpërbërja e molekulave të mëdha, të patretshme të ushqimit në molekula të vogla duke përdorur proceset mekanike dhe kimike.tretje kimike - shpërbërja e molekulave të mëdha të ushqimit në molekula më të vogla, e cila bëhet nga enzimat.tretje mekanike - copëtimi i pjesëve të mëdha të ushqimit në pjesë më të vogla, duke rritur sipërfaqen e tyre; kjo bëhet me anë të dhëmbëve në gojë dhe nga tkurrja e muskujve të murit të stomakut.tripsina - një enzimë proteaze që gjendet në lëngun pankreatik.trombocitet - fragmente të vogla të qelizave që gjenden në gjak, të cilat ndihmojnë në mpiksje.tropizimi - një përgjigje e rritjes së bimës ndaj një ngacmimi, në të cilën drejtimi i rritjes është i lidhur me drejtimin e ngacmimit.trup i verdhë - struktura që formohet në një vezore pasi është liruar një vezë; ai sekreton progesteron.tubat e floemës - tuba të gjatë të ndërtuar nga qeliza të gjalla me mure me vrima në funde, të cilat transportojnë sakarozë dhe substanca të tjera te bimët.tufë përçuese - një tufë enësh përçuese te bimët, e cila përmban enë të ksilemës dhe tuba të floemës.ureja - produkti kryesor i jashtëqitjes me përmbajtje azoti i gjitarëve, i prodhuar në mëlçi nga aminoacidet e tepërta.ureter - tub që lidh veshkën me fshikëzën e urinës.uretra - tub që lidh fshikëzën e urinës me pjesën e jashtme të organizmit.urina - tretësirë e uresë dhe e produkteve të tjera jashtëqitëse në ujë, e prodhuar nga veshkat.vaksinimi - futja në trup e patogjenëve të vdekur ose të dobësuar, për ta bërë një person rezistent ndaj një sëmundjeje infektive.valvula atrioventrikulare - valvulat midis veshëve (antriumit) dhe barkusheve (ventrikulit) në zemër që parandalojnë rrjedhjen e gjakut nga barkushet te veshët.vena porta hepatike - enë gjaku që transporton gjak nga sistemi tretës drejt mëlçisë.venë - një enë gjaku që mbart gjakun që rrjedh në drejtim të zemrës.veprim i vullnetshëm - veprim i marrë si rezultat i një vendimi të ndërgjegjshëm.veprim refleksiv - përgjigje e shpejtë, automatike ndaj një ngacmimi.veprimi i pavullnetshëm - veprim i ndërmarrë në mënyrë automatike, pa e menduar në mënyrë të vetëdijshme veprimtarinë e një ose më shumë organeve shenjë dhe që më pas shkatërrohet në mëlçi.veshkor - në lidhje me veshkat.vetëpjalmim - transferimi i polenit nga antera tek kreza e së njëjtës bimë (por jo domosdoshmërish të së njëjtës lule).vezë - gametë femërore.vezikul - një vakuolë shumë e vogël (hapësirë brenda qelizës).vezore - organ në të cilin prodhohen gametat femërore.vil (shumës: vile) - një zgjatim i vogël, i ngjashëm me gishtin në murin e brendshëm të zorrëve të holla; vilet rrisin sipërfaqen për tretje dhe përthithje.vitaminat - substanca organike të nevojshme në sasi të vogla në dietë.zhardhok kërcellor - pjesë e fryrë e kërcellit, e cila depoziton ushqimin.zhvillim i qëndrueshëm - siguron nevojat e një popullsie njerëzore në rritje pa dëmtuar mjedisin.zigotë - qelizë diploide e prodhuar kur dy gametat shkrihen së bashku.zinxhiri ushqimor - grafik që tregon kalimin e energjisë (të ushqimit) nga një organizëm në atë pasardhës, duke filluar me një prodhues (p.sh., pemë → vemje → këngë e shpendëve → fajkua).FJALOR
                                
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180