Page 18 - Demo
P. 18
10 BIOLOGJIA 10 - 11Figura 1.15 Gatopardi, përfaqësues i gjitarëve.Klasa e shpendëveShpendët (figura 1.14), ashtu si edhe zvarranikët, shumohen me vezë, të cilat kanë lëvozhgë që nuk lejon avullimin e ujit.Karakteristikat:◆ vertebrorë me pupla;◆ gjymtyrët e përparme janë shndërruar në krahë;◆ shumohen me vezë me lëvozhgë të fortë;◆ endotermikë;◆ kanë sqep;◆ kanë zemër me 4 dhoma.sqepitrupi i mbuluar me puplaKlasa e gjitarëveNë klasën e gjitarëve bën pjesë edhe njeriu (figura 1.15).Karakteristikat:◆ vertebrorë me qime;◆ kanë placentë;◆ i ushqejnë të vegjlit me qumësht të prodhuar nga gjëndrat e qumështit;◆ endotermikë;◆ kanë diafragmë;◆ zemra përbëhet nga 4 dhoma;◆ kanë tipa të ndryshëm dhëmbësh (prerësit, dhëmbët e qenit, paradhëmballët dhe dhëmballët.Figura 1.14 Shpend.Klasa e amfibëveMegjithëse, shumica e amfibëve jetojnë në tokë në fazën e rritjes, ata i drejtohen mjedisit ujor në kohën e riprodhimit. Bretkosat, thithëlopat dhe salamandrat janë amfibë (figura 1.12).Karakteristikat:◆ vertebrorë me lëkurë të lagësht e të mbuluar pjesërisht nga luspa; ◆ lëshojnë vezët në ujë; larvat jetojnë në ujë;◆ në përgjithësi, në fazën e rritur jetojnë në tokë;◆ larvat e tyre janë të pajisura me branshi, ndërsa të rriturit marrin frymë më mushkëri.Figura 1.13 Gjarpër.lëkurë e hollë dhe e lagështdaulle e veshit e dukshme Klasa e zvarranikëve (reptilëve)Tek këto kafshë futen krokodilët, hardhucat, gjarpërinjtë dhe breshkat (figura 1.13). Reptilët nuk riprodhohen në ujë, pasi veza e mbështillet nga një lëvozhgë, e cila e pengon avullimin e ujit.Karakteristikat:◆ vertebrorë me lëkurë me luspa;◆ vezët e tyre kanë lëvozhgë, e cila nuk e lejon avullimin e ujit.lëkurë me luspaFigura 1.12 Bretkosë.

