Page 19 - Demo
P. 19


                                    11Figura 1.16 Lloje insektesh.Figura 1.17 Gaforre.Figura 1.18 Lloje araknidësh.Tipi i këmbënyjëtuarve (artropoda) Këmbënyjëtuarit janë kafshë me këmbë të përbëra nga pjesë të artikuluara të lidhura mes tyre në mënyrë të lëvizshme. Ata nuk kanë shtyllë kurrizore. Këmbënyjëtuarit përfaqësojnë një grup shumë të madh, pasi kanë ekzoskelet, i cili ruan sasinë e brendshme të ujit nga avullimi dhe, për këtë arsye, ata mund të jetojnë edhe në tokë, madje dhe në mjedise të thata. Në tokë ka shumë më tepër lloje këmbënyjëtuarish se të gjithë organizmat e gjallë të marrë së bashku.Karakteristikat:◆ disa çifte këmbësh me nyje;◆ skelet i jashtëm (ekzoskelet).InsektetInsektet (figura 1.16) përfaqësojnë grupin më të madh të kafshëve. Numri i tyre është i madh si rezultat i pranisë së ekzoskeletit, i cili nuk lejon ujin të avullojë nga trupi i insektit, gjë që u mundëson atyre të jetojnë edhe në mjedise shumë të thata. Insektet jetojnë kryesisht në tokë.Karakteristikat:◆ këmbënyjëtuar me tri çifte këmbësh;◆ 2 çifte flatrash;◆ frymëmarrja trakeale;◆ trupi i tyre ndahet në kokë, gjoks dhe bark.kokagjoksi (toraksi) flatrat këmbët e artikuluarabarku(abdomeni)antenatMolëKarkaleciKrustacet (gaforret)Në këtë grup bëjnë pjesë gaforret, karkalecat e detit, aragostat, lobsterat dhe morrat e drurëve. Këto kafshë marrin frymë me branshi. Ato jetojnë në mjedise të lagështa dhe shumica janë lloje ujore.Karakteristikat:◆ këmbënyjëtuar me më shumë se 4 çifte këmbësh;◆ nuk janë shumëkëmbësh;◆ marrin frymë me branshi.2cmekzoskeleti, i cili përmban kripa të kalciumitsytëmashat antenatkëmbëtAraknidëtNë këtë grupim futen merimangat, akrepat dhe këpushat. Këto kafshë jetojnë në tokë.Karakteristikat:◆ këmbënyjëtuar me 4 çifte këmbësh ecëse;◆ marrin frymë me mushkëri lëkurore.barku 4 çiftet e këmbëve ecëse2mmsytëMerimangëGaforrecefalotoraksipedipalpetKapitulli 1: Klasifikimi
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23