Page 20 - Demo
P. 20
12 BIOLOGJIA 10 - 11MiriapodëtNë grupin e miriapodëve klasifikohen ata organizma shtazorë, të cilët në gjuhën e përditshme njihen si njëqindkëmbëshit dhe njëmijëkëmbëshit.Karakteristikat:◆ trupi i kafshëve përbëhet nga shumë segmente;◆ secili prej segmenteve është i pajisur me një çift këmbësh të artikuluar.Figura 1.19 Lloje miriapodi.1.6 Klasifikimi i bimëveNe dimë se bimët janë organizma, të cilat ndërtohen nga qeliza dhe janë të pajisura me mure prej celuloze. Karakteristikë tjetër e përbashkët e bimëve është se, të paktën disa nga pjesët janë të gjelbra. Ngjyra e gjelbër e bimëve vjen si rezultat i pranisë së klorofilit. Ky pigment përthith energjinë diellore. Bimët e përdorin këtë energji për të prodhuar glukozën nga dioksidi i karbonit dhe uji, të cilët i sigurojnë nga mjedisi ku jetojnë. Ky proces njihet si fotosintezë. Në mbretërinë e bimëve përfshihen organizma me përmasa të vogla ndër të cilët mund të përmendim myshqet dhe fieret (figura 1.20), si edhe bimët me lule (figura 1.21).FieretFieret janë të pajisura me gjethe, të cilat quhen fronde. Këto bimë nuk prodhojnë lule, por riprodhohen nëpërmjet sporeve, të cilat prodhohen në pjesën e poshtme të frodeve. Karakteristikat:◆ fieret kanë rrënjë, kërcell dhe gjethe;◆ gjethet e tyre quhen fronde;◆ ato nuk kanë lule;◆ riprodhohen nëpërmjet sporeve. Bimët me luleBimët me lule janë bimët më të njohura për të gjithë. Ato kanë përmasa nga të voglat deri në më të mëdha. Shumë pemë janë bimë me lule. Karakteristikat:◆ bimët kanë rrënjë, kërcell dhe gjethe;◆ ato riprodhohen seksualisht nëpërmjet luleve dhe farave;◆ farat prodhohen brenda vezores, e cila gjendet në lule.Bimët me lule ndahen në dy grupe të mëdha, bimët monokotiledone dhe bimët dikotiledone. Këto emërtime mund të gjenden edhe të shkurtuara si monokotet dhe dikotet (figura 1.21). Monokotet karakterizohen nga prania e vetëm një kotiledoni në farën e tyre. Zakonisht, ato kanë sistem rrënjor të degëzuar, ndërsa në gjethet e tyre venat zgjaten paralel me njëra-tjetrën. Dikotet kanë dy kotiledone në farën e tyre dhe përbëhen nga një sistem rrënjor tap. Gjethet e tyre janë të pajisura me vena të degëzuara, dhe zakonisht kanë përmasa më të gjera se gjethet e bimëve monokotiledone.0.5cmtrup i gjatë, i hollë, i segmentuarkëmbë me nyje për çdo segmentNjëqindkëmbësh Figura 1.20 Ndërtimi i fierit.frondsporangjet me sporetrizoma, sistem kërcejsh të nëndheshëmrrënjëtFierKontroll njohurish1.7 Rendisni tri karakteristika, të cilat i dallojnë gjitarët nga shpendët.1.8 Shpjegoni pse lakuriqët e natës klasifikohen si gjitarë edhe pse kanë krahë.Figura 1.21 Bimë me lule.Misri (monokot)gjethet rriporeBizelja (dikote)nervura paralelenervura rrjetoregjethet e gjera

