Page 21 - Demo
P. 21


                                    13Veprimtari praktike 1.1Realizimi i skicimit biologjikAftësiaA3 Vëzhgimi, matja dhe mbajtja e të dhënaveBiologët duhet të aftësohen për t’i vëzhguar nga afër llojet ose pjesë të caktuara të trupit të tyre, si dhe të dallojnë gjatë këtij vëzhgimi tiparet e rëndësishme, të cilat i karakterizojnë ato. Për biologët është e rëndësishme të aftësohen edhe për të prodhuar vizatime të thjeshta, të cilat pasqyrojnë tiparet e vëzhguara. Për të realizuar vizatime biologjike nuk duhet të jesh artist. Vizatimi biologjik duhet të jetë i thjeshtë dhe i qartë. Në dispozicionin tuaj do të vendoset një kafshë, të cilën duhet ta skiconi. 1. Vëzhgoni me kujdes llojin, vendosni se cilit prej grupeve të botës së gjallë i përket. Rendisni tiparet e këtij organizmi, të cilat do t’ju ndihmojnë në klasifikimin e tij.2. Përgatisni një vizatim të qartë me përmasa të mëdha të kafshës tuaj. Më poshtë po paraqesim disa sugjerime, të cilat duhen mbajtur parasysh gjatë vizatimit në biologji.◆ Përdoreni mirë sipërfaqen e fletës së vizatimit. Vizatimi duhet të jetë aq i madh sa të duket qartësisht. Lini hapësirë rreth vizatimit për të shkruar emërtimet e pjesëve;◆ Përdorni për vizatim laps plumbi HB të mprehur mirë dhe mbani gjithmonë me vete një gomë;◆ Vizatoni me vija të qarta dhe jo të dyzuara;◆ Përdorini dritëhijet vetëm në rastet që është e domosdoshme;◆ Mos përdorni për vizatim lapsa me ngjyra;◆ Merrni kohën e duhur të pasqyroni në vizatimin tuaj atë që shikoni, duke ruajtur raportet e përmasave midis pjesëve;◆ Pas përfundimit të vizatimit, emërtoni pjesët, të cilat tregojnë tiparet kryesore të organizmit që përkojnë me karakteristikat e grupimit biologjik që ai klasifikohet. Ju duhet gjithashtu të emërtoni edhe tipare, të cilat e ndihmojnë organizmin që keni vizatuar për të mbijetuar në mjedisin e tij. Këto njihen si përshtatje. Për shembull, nëse organizmi që keni vizatuar është peshk shkruani mes emërtimeve që luspat mbivendosen me njëra-tjetrën, duke siguruar sipërfaqe të lëmuar në gjatësinë e trupit, e cila lehtëson rrëshqitjen në shtresat e ujit.Këtu po rreshtojmë disa pika që duhen mbajtur parasysh kur emërtoni vizatimin.◆ përdorni vizore për të vizatuar kornizat e etiketave ku do të vendosni emërtimet;◆ sigurohuni që vija, e cila lidh emërtimin me pjesën përkatëse të figurës të tregojë strukturën e duhur;◆ shkrimet e emërtimeve vendosini horizontalisht;◆ vendosini emërtimet larg kufijve të figurës.Kapitulli 1: Klasifikimi
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25