Page 22 - Demo
P. 22


                                    14 BIOLOGJIA 10 - 11Veprimtari praktike 1.2Përllogaritja e zmadhimitAftësitëA3 Vëzhgimi, matja dhe mbajtja e të dhënaveNë përgjithësi, skicimet e llojeve biologjike realizohennë përmasa më të mëdha sesa përmasa reale e llojit. Kjo shkallë e ndryshimit të përmasave nga përmasat reale është e rëndësishme të pasqyrohet në vizatimin e realizuar. Zmadhimi i vizatimit tregon se sa më e madhe është figura e vizatuar nga ajo origjinale.zmadhimi = madhësinë e vizatimitmadhësinë e objektit realPër shembull, masni gjatësinë e merimangës në vizatimin e mëposhtëm. Nga matja do të gjeni se gjatësia e saj është rreth 40 mm.Një merimangë e vërtetë është e gjatë rreth 8 mm. Në këtë mënyrë mund të llogaritni zmadhimin e figurës sipas kësaj formule: = 408  = ×5gjatësinë e merimangës në figurëgjatësinë e merimangëszmadhimi = Mbani mend dy pohimet e mëposhtme.◆ Përdorni të njëjtën njësi për të gjitha matjet tuaja. Zakonisht, milimetri është njësia më e mirë që rekomandohet për t’u përdorur;◆ Ju nuk duhet ta shoqëroni vlerën e përllogaritur si përgjigjen tuaj përfundimtare, e cila tregon zmadhim e figurës në vizatim në krahasim me përmasat reale të saj me njësi, pasi zmadhimi nuk ka njësi. Megjithatë, duhet të përfshini termin “herë”. Nëse do ta lexonit me zë të lartë përfundimin tuaj do të thoshit “pesë herë”.Kontroll njohurishA1 Masni gjatësinë e zgjatimit më të shkurtër të njëqindkëmbëshit në figurën e mëposhtme. Shkruajeni përgjigjen tuaj në milimetra. A2 Gjatësia e vërtetë e zgjatimit është 10 mm. Përdoreni këtë të dhënë dhe vlerën e matjes së pyetjes A1, për të llogaritur zmadhimin në vizatimin e këtij njëqindkëmbëshi.Jini të përgatitur të përdorni ekuacionin e zmadhimit edhe në mënyra të tjera:përmasa reale = përmasa në figurë zmadhimiMbani mend
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26