Page 23 - Demo
P. 23


                                    151.7 ÇelësatNëse dëshironi të përcaktoni një organizëm emrin e të cilit nuk e njihni, duhet të jeni të aftë të gjeni fotografinë e tij në një libër. Megjithatë, duhet pasur parasysh se jo të gjitha llojet kanë fotografi nëpër libra, si dhe fakti se organizmi që keni mund të mos ngjajë plotësisht me organizmat në fotografi. Nëse ndodh kjo, do t’ju duhet të gjeni një çelës, të cilin ta përdorni për të gjetur se cili është organizmi juaj. Çelësi është rruga, e cila ju drejton drejt emërtimit të organizmit duke ju dhënë dy mundësi, mes së cilave duhet të zgjidhni njërën. Çdo zgjedhje ju drejton drejt një çifti zgjedhjesh të reja, dhe kjo vazhdon derisa të përcaktoni emrin e organizmit. Këta lloj çelësash njihen si çelësat dikotomikë. Termi dikotomik do të thotë që “degëzohet në dy degë” dhe i referohet faktit se në çdo hap keni dy përshkrime alternative mes së cilave duhet të zgjidhni njërën.Këtu paraqitet çelësi, të cilin mund ta përdorni për të përcaktuar organizmat që tregohen në figurën 1.22.1. këmbë të artikuluara .......................................... 2pa këmbë të artikuluara ............................ krimbi i tokësFigura 1.22 Organizmat për praktikumin e përdorimit të çelësit të përcaktimit.AD2. më shumë se 5 çifte këmbësh të artikuluara ....... njëqindkëmbësh5 ose më pak çifte këmbësh të artikuluara ........... 33. çifti i parë i këmbëve të artikuluara janë në formën e mashave të mëdha ....... gaforret nuk kanë masha të mëdha .................................. 4 4. 3 çifte këmbësh të artikuluara................... karkaleci 4 çifte këmbësh të artikuluara.................. merimangaPër të përdorur çelësin, zgjidhni njërën nga kafshët që dëshironi të përcaktoni. Le të supozojmë se zgjidhni organizmin B. Vendosni se cili prej përcaktimeve të hapit 1 përshtatet më mirë me organizmin tuaj. Organizmi ka çifte këmbësh të artikuluara dhe, në këtë rast, çelësi na tregon se ku duhet të shkojmë në hapin 2. Vendosni se cili prej përshkrimeve të hapit 2 përputhet më mirë me organizmin B. Ai ka më shumë se 5 çifte këmbësh të artikuluara, kështu që është njëqindkëmbësh.BECKapitulli 1: Klasifikimi
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27