Page 24 - Demo
P. 24


                                    16 BIOLOGJIA 10 - 11Vlerësim njohurish1. a) Pa lexuar në fillimin e kapitullit, zgjidhni pesë karakteristika, të cilat përfaqësojnë tiparet e përbashkëta të të gjithë organizmave të gjallë.lëvizja sistemi i qarkullimit të gjakut të parit rritja fotosintezatë ushqyerit ndjeshmëria të folurit jashtëqitjab) Gjeni edhe dy karakteristikat e tjera të përbashkëta të organizmave të gjallëFigura 1.23 A mund të ndërtoni një çelës për përcaktimin e këtyre luleve?Ndërtimi i çelësavePërdorimi i çelësit është një punë relativisht e lehtë, por ta shkruash një të tillë paraqet vështirësi. Le të mendojmë se dëshironi të ndërtoni një çelës që do t’i mundësonte dikujt të përcaktonte secilën prej luleve të paraqitura në figurën 1.20. Së pari, bëni listën e tipareve, të cilat ndryshojnë mes këtyre luleve. Ato duhet të jenë tipare, të cilat nuk mund të ngatërrohen lehtësisht. Mbani parasysh se personi që do ta përdorë çelësin me shumë mundësi do të ketë vetëm njërën prej këtyre luleve për përcaktim, dhe në të tilla kushte, mundësia për ta krahasuar atë me lulet e tjera është e pamundur. Në të tilla kushte, është zgjedhje e mirë numri i petaleve ose ngjyra e tyre, por përmasa e lules (e madhe ose e vogël) mund të kenë kuptime të ndryshme mbi atë çka është e “madhe” dhe çka është e ”vogël”. Tashmë zgjidhni një nga këto tipare dhe ndajini lulet në dy grupe. Të dyja grupet nuk është e nevojshme të kenë të njëjtin numër llojesh brenda tyre. Një grup mund të përbëhet nga tri lloje, ndërsa tjetri mund të ketë vetëm një lloj, por mund të ndodhë që secili nga grupet e formuara të ketë nga dy lloje në brendësi të tij. Pas kësaj duhet të përqendroheni në grupin, i cili ka numrin më të madh të llojeve. Zgjidhni brenda këtij grupi një tipar tjetër, i cili do t’ju mundësonte ta ndanit grupin në nëngrupe të tjera më të vogla. Vazhdojeni këtë proces derisa secili prej grupeve të formuara të mos ketë më shumë se një lule. Tani mund të ktheheni mbrapsht dhe të riformuloni çelësin tuaj. Tregoni kujdes në formulimin e pohimeve që keni shkruar. Sigurohuni që çdo çift pohimesh të përbëhet nga dy alternativa të qarta. Kufizojeni çelësin tuaj në variantin më të shkurtuar të mundshëm për sa i përket numrit të pohimeve të çiftëzuara. Së fundmi, jepjani shokut/shoqes suaj ta përdorë çelësin që keni ndërtuar. Nëse shoku/shoqja juaj do të ketë çfarëdolloj problemi gjatë përdorimit të tij, përpiquni ta Limnanthes Viola Potentilla Erodium rindërtoni atë për ta bërë sa më të përdorshëm.Ju duhet të dini:◆ shtatë karakteristikat që e dallojnë botën e gjallë nga sendet;◆ pse është i nevojshëm klasifikimi i organizmave;◆ rëndësinë e sistemit të emërtimit binomial të llojeve;◆ se si përdoret ADN-ja si bazë të dhënash për klasifikimin;◆ tiparet karakteristike të kafshëve (përfshirë këmbënyjëtuarit dhe vertebrorët) dhe bimëve;◆ tiparet karakteristike të fiereve dhe bimëve me lule (dikotiledoneve dhe monokotiledoneve);◆ tiparet karakteristike të baktereve, kërpudhave dhe protozoarëve, si dhe vështirësinë e klasifikimit të viruseve;◆ se si realizohet një vizatim i mirë biologjik dhe se si llogaritet zmadhimi;◆ se si pëdoren çelësat dikotomikë të përcaktimit për të përcaktuar një organizëm të panjohur;◆ se si ndërtohet një çelës dikotomik.Përmbledhje
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28