Page 26 - Demo
P. 26
18 BIOLOGJIA 10 - 112 QelizatQelizat nga koha gjeologjikeNëse për një kohë të gjatë, kunji i hollë i gurit gëlqeror i varur poshtë në shpella është quajtur stalaktit, si do ta quanit një pikëlim të hollë bakteresh të mbushura me jargë? Speleologu Jim Pisarowicz i quajti ato snotite, dhe emri ishte i duhuri (figura 2.1). Snotitet janë studiuar nga biologët, të cilët jetojnë në mjedise kaq të çuditshme ku nuk mund të jetojë asgjë tjetër. Këta organizma quhen ekstremofilë, që do të thotë “dashamirës të kushteve ekstreme”. Snotitet gjenden në shpella në të cilat, atmosfera përmban sasi të mëdha gazi helmues, si sulfur hidrogjeni. Bakteret në këto fije jargore jo vetëm nuk helmohen nga gazi, por e përdorin atë për të prodhuar ushqimin e tyre. Në brendësi të fijeve nuk ka oksigjen, por aty mund të jetojnë disa lloje bakteresh.Në atmosferën e lashtë të Tokës, më shumë se 3,5 miliardë vite më parë, kanë ekzistuar kushte të ngjashme – sasi të mëdha sulfur hidrogjeni, dhe gjithashtu mungesë oksigjeni – dhe ky është mjedisi ku evoluuan fillimisht këto baktere. Në atë kohë, qelizat e organizmave kanë qenë shumë më pak komplekse sesa ato të bimëve dhe të kafshëve (që nuk ishin shfaqur në Tokë deri 2 miliardë vite më parë). Ato, për shembull, nuk kishin bërthamë. Qelizat pa bërthamë quhet qeliza prokariote. Materiali i tyre gjenetik (ADN) është i shpërndarë në të gjithë qelizën. Ende edhe sot, bakteret e ndërtuara nga këto qeliza të thjeshta kanë mundur të mbijetojnë pothuajse të pandryshuara për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë.◆ ndërtimin e qelizave bimore dhe qelizave shtazore;◆ funksionin e pjesëve të ndryshme të qelizës;◆ indet, organet dhe sistemet e organeve.Në këtë kapitull, nxënësi/ja njihet me:Figura 2.1 Snotitet e varura në një shpellë.

