Page 27 - Demo
P. 27
192.1 Ndërtimi i qelizave Të gjithë organizmat përbëhen nga qeliza. Qelizat janë tepër të vogla dhe si pasojë organizmat e mëdhenj përmbajnë miliona qeliza. Qelizat e tyre janë me bërthamë, prandaj quhen qeliza ekuariote. Disa organizma janë njëqelizorë, që do të thotë se ata përbëhen nga një qelizë e vetme. Bakteret dhe majatë janë shembuj të organizmave njëqelizorë. Organizmat njëqelizorë mund të jenë me bërthamë ose pa bërthamë. Organizmat njëqelizorë me bërthamë janë eukariotë, ndërsa organizmat njëqelizorë pa bërthamë janë prokariotë.MikroskopiPër t’i parë në mënyrë të qartë qelizat është i nevojshëm përdorimi i mikroskopit (figura 2.2). Lloji i mikroskopit i përdorur në një laborator shkolle quhet mikroskop me dritë, sepse me anë të dritës ai ndriçon pjesët e kafshës apo të bimës, që duhet të vëzhgoni. Ai përdor lente qelqi për të zmadhuar dhe fokusuar pamjen. Një mikroskop i mirë me dritë mund të zmadhojë rreth 1 500 herë, kështu që mund të shihen të gjitha strukturat në figurën 2.3 dhe 2.4.Në figurën 2.5 dhe figurën 2.6 janë paraqitur fotomikrografi të qelizave bimore dhe shtazore. Një fotomikrografi është një fotografi e bërë duke përdorur mikroskopin me dritë.Mikroskopi elektronik përdoret për të parë në mënyrë më të hollësishme në brendësi të qelizës. Ai përdor në vend të dritës një fashë elektronesh dhe mund të zmadhojë deri në 500 000 herë. Kjo do të thotë që në brendësi të qelizës mund të shihen shumë detaje. Ne mund të vëzhgojmë shumë struktura, të cilat nuk mund të shihen nëpërmjet mkroskopit e dritë.Figure 2.2 Pajisjet e përdorura për të vëzhguar materialet biologjike.Syri i njeriut nuk mund të shohë pjesën më të madhe të qelizave. Një lente dore zmadhon afërsisht 10 herë. Qelizat mund të duken si pika.Mikroskopi me dritë zmadhon deri në 1500 herë. Me mikroskopin me dritë, ju mund të shihni në brendësi të qelizave disa struktura, të tilla si bërthama.Një mikroskop elektronik zmadhon deri në 10 milionë herë. Me një mikroskop elektronik mund të shihen më tepër hollësi. Fig. 2.3 a Qelizë shtazore e mëlçisë e parë me mikroskop me dritë.Fig. 2.3 b Qelizë shtazore e mëlçisë e parë me mikroskop elektronik.Fig. 2.3 a Qelizë shtazore e mëlçisë e parë me mikroskop me dritë.membrana qelizore vakuola e vogëlmbështjellja bërthamorebërthamacitoplazmaKontroll njohurish2.1 Sa herë mund të zmadhojë një mikroskop i mirë me dritë?2.2 Nëse një objekt ka një diametër 1 mm, sa i madh do të dukej ai nëse do të zmadhohej 10 herë?Kapitulli 2: Qelizatmembrana qelizorerrjeti endoplazmatik i ashpërmitokondria ribozomilisozomaaparati i Golxhitbërthama

