Page 28 - Demo
P. 28
20 BIOLOGJIA 10 - 11Figura 2.4 Qelizë tipike bimore – qelizë gardh mezofilike – e parë në mikroskop me dritë.muri qelizor membrana qelizorebërthamambështjellja bërthamore citoplazmakloroplastivakuola të mëdha, të cilat përmbajnë lëng qelizormembrana përreth vakuolësgrimcë amidoni brenda kloroplastitMembrana qelizorePavarësisht nga lloji i kafshës apo i bimës nga të cilat vijnë, të gjitha qelizat kanë përreth tyre një membranë qelizore (ndonjëherë e quajtur membrana e jashtme e qelizës). Në brendësi të membranës qelizore gjendet një substancë xhelatinoze e quajtur citoplazmë, në të cilën gjenden struktura të vogla të quajtura organele. Zakonisht, bërthama është organelja më e dukshme. Te qelizat bimore, ajo është pothuaj e padukshme, sepse vendoset përballë murit qelizor.Membrana qelizore është një shtresë e hollë yndyrash dhe proteinash. Ajo është e rëndësishme për qelizën, sepse kontrollon çfarë hyn dhe çfarë del prej saj. Membrana qelizore është pjesërisht e përshkueshme, që do të thotë se ajo lejon të kalojnë përmes saj disa substanca, ndërsa disa të tjera jo. Muri qelizorQelizat bimore rrethohen nga një mur qelizor i përbërë kryesisht nga celuloza. Letra, e cila prodhohet nga Figura 2.5 Qelizat bimore përmbajnë struktura të gjelbra, të quajtura kloroplaste. Edhe nëse qeliza bimore nuk ka kloroplaste, ju mund ta dalloni atë, sepse rrethohet nga muri qelizor (x2000).Figura 2.6 Qeliza nga trakeja e gjitarëve të para me anë të një mikroskopi me dritë (x300).bërthamacitoplazma membrana qelizore

