Page 29 - Demo
P. 29
21KloroplastetKloroplastet nuk gjenden në qelizat shtazore. Ato gjenden te shumë qeliza bimore në pjesët e gjelbra të bimëve. Kloroplastet përmbajnë një pigment të quajtur klorofil. Klorofili thith energji nga drita e diellit dhe kjo energji përdoret për të prodhuar ushqim për bimën nëpërmjet procesit të fotosintezës (kapitulli 6). Kloroplastet përmbajnë kokrriza amidoni, të cilat prodhohen nga fotosinteza. Qelizat shtazore nuk përmbajnë kokrriza amidoni. Megjithatë, disa qeliza shtazore përmbajnë kokrriza (grimca të vogla) të një substance tjetër të ngjashme me amidonin, të quajtur glikogjen. Këto kokrriza gjenden në citoplazmë dhe jo në brendësi të kloroplasteve, të cilat mungojnë te qelizat shtazore.BërthamaBërthama është vendi ku depozitohet informacioni gjenetik. Bërthama e ndihmon qelizën të prodhojë llojet e duhura të proteinave. Informacioni mbahet në kromozome, të cilat janë të trashëguara nga organizmat e prindërve. Kromozomet përbëhen nga ADN-ja.Kromozomet janë shumë të gjata dhe aq të holla saqë nuk mund të shihen as me mikroskop elektronik. Megjithatë, kur qeliza ndahet, ato shkurtohen dhe trashen dhe mund të shihen edhe me anë të një mikroskopi me dritë.Tabela 2.1 krahason karakteristikat e qelizave bimore me ato shtazore.muret qelizore, përbëhet nga celuloza. Qelizat shtazore nuk kanë mure qelizore të përbëra nga celuloza. Celuloza i përket një grupi substancash të quajtura polisakaride, të cilat përshkruhen në kapitullin 4. Celuloza formon fibra, të cilat ndërthuren me njëratjetrën për të formuar një mbulesë të fortë për qelizën (figura 2.7). Ajo shërben për të mbrojtur dhe mbajtur të qëndrueshme qelizën. Në qoftë se qeliza thith shumë ujë dhe fryhet, muri qelizor ndalon plasjen e saj. Për shkak të hapësirave midis fibrave, muri qelizor prej celuloze mund të përshkohet edhe nga molekula shumë të mëdha. Për këtë arsye, ai quhet plotësisht i përshkueshëm.CitoplazmaCitoplazma është një xhel i kthjellët dhe përbëhet afërsisht e gjitha nga uji. Shumë qeliza përbëhen nga pothuajse 70% ujë. Citoplazma përmban substanca të quajtura proteina. Në citoplazmë ndodhin reaksionemetabolike të ndryshme (reaksionet kimike të jetës).VakuolatVakuola është një hapësirë në qelizë e rrethuar nga një membranë, që përmban tretësirë. Qelizat bimore kanë vakuola shumë të mëdha, të cilat përmbajnë një tretësirë sheqernash dhe substancash të tjera, të quajtur lëngu qelizor. Vakuola e mbushur plot ushtron trysni në pjesën tjetër të qelizës dhe e ndihmon atë të ruajë formën e saj. Qelizat shtazore kanë hapësira shumë më të vogla të mbështjella me membranë, të quajtura veshika, të cilat mund të përmbajnë ushqim ose ujë.Figura 2.7 Fibra celuloze nga një mur qelize bimore. Fotografia është bërë me anë të një mikroskopi elektronik (x50 000).Qeliza bimore Qeliza shtazorekanë mur qelizor celuloze jashtë membranës qelizore nuk kanë mur qelizorkanë membranë qelizore kanë membranë qelizorekanë citoplazmë kanë citoplazmëkanë bërthamë kanë bërthamëkanë kloroplaste, që përmbajnë klorofil nuk kanë kloroplastekanë vakuola, që përmbajnë lëng qelizorkanë vetëm vakuola të voglazakonisht kanë kokrriza amidoninuk kanë kokrriza amidoni; ndonjëherë kanë grimca glikogjenizakonisht kanë formë të rregulltzakonisht nuk kanë formë të rregulltTabela 2.1 Krahasim i qelizave bimore me ato shtazore.Kapitulli 2: Qelizat

