Page 30 - Demo
P. 30


                                    22 BIOLOGJIA 10 - 11MitokondriaFotografitë e qelizave të bëra me mikroskop elektronik, të quajtura elektromikrografi, tregojnë struktura të vogla që janë pothuajse të padukshme me mikroskop me dritë. Ato quhen mitokondri (njëjës mitokondria). Mitokondritë gjenden pothuajse te të gjitha qelizat, me përjashtim të qelizave prokariote. Figurat 2.8 dhe 2,9tregojnë elektromikrografi të mitokondrive.Mitokondritë janë fabrika energjetike e qelizës. Figura 2.8 Pjesë e qelizës së mëlçisë e parë me mikroskop elektronik (x20 000).bërthamakokrra glikogjeni mitokondriambështjellja bërthamore citoplazmaBrenda tyre, përdoret oksigjeni për të nxjerrë energji nga glukoza me anë të frymëmarrjes aerobe. Ju do të mësoni më shumë rreth frymëmarrjes aerobe në kapitullin 11.Mos u habisni, qelizat, që përdorin shumë energji kanë sasi të madhe mitokondrish. Qelizat muskulore, për shembull, janë të mbushura me mitokondri. Qelizat e spermës, të cilat kanë nevojë për energji që të notojnë deri te vezët dhe neuronet (qelizat nervore), të cilat kanë nevojë për energji që të transmetojnë impulse, kanë gjithashtu një numër të madh mitokondrish. Pikat e zeza në mikrografinë elektronike në figurën 2.8 janë kokriza të karbohidratit të quajtur glikogjen. Ai është i ngjashëm me amidonin. (Amidoni nuk gjendet në një qelizë shtazore- ato në vend të tij depozitojnë glikogjen). Glikogjeni është karburant rezervë. Kur është e nevojshme ai shpërbëhet në glukozë për t'u përdorur si karburant nga mitokondria e qelizave të mëlçisë ose për t'u transportuar me anë të gjakut tek qelizat e tjera që kanë nevojë për të.RibozometPërveç mitokondrive, me një mikroskop elektronik mund të shihen edhe struktura të tjera të vogla (figura 2.10), të cilat quhen ribozome. Ribozomet duken si pika të vogla të kapura te një rrjet membranash që përshkon citoplazmën. Ky rrjet quhet rrjeti endoplazmatik i ashpër. Ribozomet shpërndahen lirshëm në citoplazmë. Ribozomet gjenden në të gjitha llojet e qelizave. Bakteret, protistët, kërpudhat, kafshët dhe bimët, të gjithë kanë ribozome në qelizat e tyre.Figura 2.9 Fotografi e hollësishme e mitokondrisë. Mikroskopët elektronikë paraqesin vetëm pamje bardhë e zi, prandaj kjo fotografi është ngjyrosur artificialisht (x30 000).membranat e mitokondrisëcitoplazmaFigura 2.10 Mikrografi elektronike e një qelize që tregon ribozomet e vogla të kapura te membranat (x30 000).ribozome të kapura te membrana e rrjetit endoplazmatiktë ashpër
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34