Page 31 - Demo
P. 31


                                    23Edhe pse janë aq të vogla saqë mund të shihen me vështirësi edhe me anë të mikroskopit elektronik, ribozomet kanë një funksion të rëndësishëm në qelizë. Ato prodhojnë proteinat, me anë të bashkimit midis tyre të aminoacideve në një varg të gjatë. Kjo bëhet e mundur në përputhje me udhëzimet e ruajtura në ADN, në bërthamën qelizore, të cilat specifikojnë renditjen e aminoacideve që duhet të lidhen së bashku për të prodhuar një proteinë të veçantë. Ju do të mësoni më tepër rreth tyre në kapitullin 4.Mikrometri Qelizat dhe strukturat brenda tyre, të tilla si mitokondritë dhe ribozomet, janë kaq të vogla saqë na nevojitet një njësi vërtet e vogël për t’i matur. Njësia më e përdorur është mikrometri , i cili shënohet me simbolin μm.1µm = 1 × 10−6m1m = 106µmKontroll njohurish2.3 Sa mikrometra ka në 1 cm?2.4 Sa mikrometra ka në 1 mm?2.5 Mitokondria në figurën 2.9 është zmadhuar 20 000 herë.a) Duke përdorur një vizore masni me kujdes  maksimumin e gjatësisë së mitokondrisë.  Shënojeni matjen tuaj në mm (milimetra).b) Shndërrojeni rezultatin tuaj në μm (mikrometër).c) Përdorni formulën:madhësia e vërtetë në µm = madhësia e pamjes në µmzmadhimipër të llogaritur madhësinë e vërtetë të  mitokondrisë në µm.d) Sa nga këto mitokondri mundeni të rreshtoni  njëra pas tjetrës midis dy shenjave të  njëpasnjëshme të mm në vizoren tuaj?Veprimtari praktike 2.1Përdorimi i mikroskopitPraktikohuni duke përdorur mikroskopin për të parë hollësi.Veprimtari praktike 2.2 Duke vëzhguar qelizat shtazoreAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimLajini duart me kujdes pasi të keni prekur trakenë dhe qelizat.Qeliza të thjeshta shtazore të gojës dhe të trakesë (laringut). Nëse ju i ngjyrosni ose i shënoni qelizat, ato mund të shihen lehtësisht, duke përdorur mikroskopin me dritë (shihni figurën 2.6 dhe figurën 2.11).1. Duke përdorur një shpatull, kruajeni lehtësisht pjesën e brendshme të trakesë. 2.Vendosini qelizat në një lamë të pastër mikroskopi dhe përhapini me kujdes. Në këtë fazë, ju nuk do të mund të shihni gjë.3.Hidhni disa pika blu metilen.4.Vendosni me kujdes sipër qelizave të ngjyrosura një lamelë dhe mos lejoni të formohen bulëza ajri.5.Përdorni letër filtri ose letër thithëse për të pastruar lamelën dhe më pas vëzhgojeni në fuqinë e ulët të një mikroskopi.6.Vizatoni disa qeliza.Kontroll njohurishA1 Cila pjesë e qelizës u ngjyros me ngjyrë blu të errët?A2 A përshkohet membrana qelizore nga blu metileni? Shpjegoni përgjigjen tuaj.Figura 2.11 Vizatim i qelizave të para me anë të një mikroskopi me dritë.bërthamacitoplazmavakuola e vogëlmembrana qelizore Kapitulli 2: Qelizat
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35