Page 32 - Demo
P. 32


                                    24 BIOLOGJIA 10 - 11Veprimtari praktike 2.3Duke vëzhguar qelizat bimoreAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimBëni kujdes me tehun e mprehtë gjatë prerjes së qepës. Për të parë qartë me anë të mikroskopit merrni një shtresë shumë të hollë. Është mirë të merrni një shtresë njëqelizore, të cilën mund ta gjeni në brendësi të kokrrës së qepës.1. Prisni një copë të vogël nga kokrra e qepës dhe me anë të një pince nxirrni një pjesë të kësaj lëkure, e cila quhet epidermë. Mos e lini lëkurën të thahet.2. Vendosni një ose dy pika uji mbi qendrën e lamelës së mikroskopit. Vendosni një pjesë epiderme mbi të dhe shtrijeni mbi lamelë.3. Vendosni me kujdes një lamelë tjetër mbi të.4. Përdorni letër filtri ose letër thithëse për të pastruar lamelën dhe shikojeni atë në fuqinë e ulët të mikroskopit.Figura 2.12 Vizatim i qelizave epidermike të qepës të para me një mikroskop me dritë pas ngjyrosjes me jod.5. Vizatoni disa qeliza duke u mbështetur te figura 2.12. Mos e ngjyrosni vizatimin tuaj.6. Duke përdorur një pipetë merrni pak tretësirë jodi. Me shumë kujdes shtoni pak tretësirë jodi në buzën e xhamit mbulues. Vendosni një copë të vogël letër filtri në anën tjetër të xhamit, që ta thajë atë.7. Shikoni lamelën në fuqinë e ulët të mikroskopit. Dalloni çdo ndryshim midis asaj, që do të shihni tani dhe asaj, që do të shihni pas shtimit të tretësirës së jodit.Kontroll njohurishA1 Emërtoni dy struktura, të cilat mund t’i shikoni në këto qeliza, por që nuk mund t’i shikoni te qelizat e trakesë (Veprimtari praktike 2.2).A2 Shumica e qelizave bimore kanë kloroplaste, por qelizat e qepës bëjnë përjashtim. Shpjegoni pse.A3 Tretësira e jodit merr ngjyrë blu të errët në prani të amidonit. A përmban ndonjëra nga qelizat e qepës amidon?Kontroll njohurish muri qelizor citoplazma vakuola bërthama2.6 Cilat qeliza rrethohen nga membrana qelizore?2.7 Ç’përbërje ka muri i qelizave bimore?2.8 Çfarë do të thotë përshkueshmëri e plotë?2.9 Çfarë do të thotë përshkueshmëri e pjesshme?2.10 Cili është përbërësi kryesor i citoplazmës?2.11 Ç’janë vakuolat?2.12 Çfarë është lëngu qelizor?2.13 Kloroplastet përmbajnë klorofil. Cili është funksioni i klorofilit?2.14 Çfarë depozitohet në bërthamë?2.15 Pse kromozomet mund të shihen vetëm kur qeliza është duke u ndarë? Kontroll njohurish2.16 Cilat lloje qelizash përmbajnë mitokondri?2.17 Përmendni funksionet e mitokondrisë.2.18 Cilat lloje qelizash përmbajnë ribozome?2.19 Tregoni funksionin e ribozomeve.
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36