Page 33 - Demo
P. 33
252.2 Qelizat dhe organizmatOrganizmat ashtu siç jemi dhe ne, përmbajnë miliona qeliza. Pothuajse të gjitha qelizat zhvillojnë veprimtari, të cilat janë karakteristikë e qenieve të gjalla, por shumë prej tyre janë të specializuara për t’i kryer disa prej tyre më mirë sesa i bëjnë qelizat e tjera. Qelizat muskulore, për shembull, janë përshtatur posaçërisht për lëvizje. Shumica e qelizave në gjethen e bimëve janë përshtatur për të prodhuar ushqim me anë të fotosintezës.Tabela 2.2 rendit shembuj të specializimit të qelizave dhe tregon se si struktura e tyre i ndihmon ato të kryejnë funksionin e tyre.IndetZakonisht, qelizat që janë të specializuara për të kryer të njëjtën veprimtari qëndrojnë së bashku. Një grup i tillë qelizash quhet ind. Një shembull indi është një shtresë qelizash në veshjen e stomakut. Këto qeliza prodhojnë enzima për të ndihmuar tretjen e ushqimit (figura 2.13).Stomaku përmban gjithashtu inde të tjera. Për shembull, në muret e stomakut gjendet një shtresë muskulore të përbërë nga qeliza, të cilat mund të lëvizin. Ky ind muskulor e bën murin e stomakut të lëvizë brenda dhe jashtë, duke bluar dhe përzier ushqimin me enzimat.Bimët, gjithashtu kanë inde. Tashmë ju e kini parë indin epidermik të një kokërr qepe. Në brendësi të gjetheve, një shtresë qelizash formojnë indin parenkima gardhore, në të cilin qelizat janë të specializuara të kryejnë fotosintezën.Figura 2.13 Shembull indi në qelizat e veshjes së stomakut.membrana qelizorevakuola, që përmbajnë enzima tretëseenzima, që derdhen në stomakcitoplazma bërthama membrana bazaleOrganetTë gjitha indet në stomak punojnë së bashku pavarësisht se secili prej tyre kryen funksionin e tij. Një grup qelizash të tilla formojnë organin. Stomaku është një organ. Organe të tjera janë zemra, veshkat dhe mushkëritë. Te bimët, koka e qepës është një organ.Sisteme organeshStomaku është vetëm njëri nga organet, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Goja, zorrët dhe stomaku janë pjesë e sistemit të tretjes. Zemra është pjesë e sistemit të qarkullimit të gjakut, ndërsa veshkat janë pjesë e sistemit të jashtëqitjes.Rruga në të cilën organizmat janë ndërtuar mund të përmblidhet kështu: qelizat formojnë indet, indet formojnë organet, organet formojnë sistemet e organeve, sistemet e organeve formojnë organizmat. Për shembull, qelizat me qerpikë në figurën 2.14 formojnë një ind, i cili është pjesë e një organi (bronkes), që është pjesë e sistemit të frymëmarrjes, i cili është pjesë e organizmit ose individit.Tabela 2.2 Disa shembuj qelizash të specializuara.Lloji i qelizës Ku gjenden ato? Funksioni Për njohuri të mëtejshmeqeliza me qerpikë veshin trakenë dhe bronket çojnë mukusin lart faqe 145qimet rrënjore afër fundit të rrënjëve të bimës thithin ujë dhe kripëra minerale faqe 96 – 97 enët e ksilemës në kërcell, rrënjë dhe gjethet e bimëvetransportojnë ujë dhe kripëra minerale; ndihmojnë në qëndrueshmërifaqe 94qelizat gardhore mezofilike nën epidermën e gjethes fotosinteza faqe 60qelizat nervore nëpër trupin e kafshëve transmetojnë informacion në formën e impulsive elektrikefaqe 162qelizat e kuqe të gjakut në gjakun e gjitarëve transportojnë oksigjen faqe 117qelizat e spermës dhe të vezëvenë testikuj dhe vezore shkrihen së bashku për të prodhuar një zigotëfaqe 214Kapitulli 2: Qelizat

