Page 34 - Demo
P. 34
26 BIOLOGJIA 10 - 11Figura 2.14 Këto qeliza përbëjnë një ind në sipërfaqe të bronkut (një tub, i cili transporton ajër në mushkëri). “Flokët” e imët quhen qerpikë.Ju duhet të dini:◆ strukturën e një qelize shtazore dhe qelize bimore, ashtu si duken në mikroskop dhe të jeni të aftë t’i krahasoni ato;◆ funksionin e pjesëve të ndryshme të qelizave shtazore dhe të qelizave bimore; ◆ si organizohen qelizat në inde, organe dhe sisteme organesh;◆ të llogarisni zmadhimin duke përdorur μm (mikrometrin). PërmbledhjeVlerësim njohurish1. Renditini këto struktura sipas madhësisë, duke filluar nga më e vogla:stomaku mitokondria kokrriza amidoni qeliza trakeje bërthama2. Për secilin nga emërtimet e mëposhtme tregoni nëse është organel, ind, organ, sistem organesh ose organizëm.a) zemra b) trakeja c) epiderma e qepës d) kokrra e qepës e) qenia njerëzore f) mushkëriaKoncepte kyçeind – grup qelizash me strukturë të ngjashme, që punojnë së bashku për të kryer një funksion të caktuar.sisteme organesh – grup organesh të organizmave me funksione të lidhura, të cilat punojnë së bashku për të kryer funksione në organizëm.

