Page 36 - Demo
P. 36


                                    28 BIOLOGJIA 10 - 11Në këtë kapitull, nxënësi/ja njihet me:3 Lëvizja jashtë dhe brenda qelizësDifuzioni përhap një aromë mashtrueseAshtu si shumica e luleve shumëngjyrëshe, orkideatmizë përdorin insektet për ta transportuar polenin e tyre nga një lule te tjetra (figura 3.1). Poleni përmban gametat mashkullore dhe insektet i ndihmojnë ato të shkojnë te gametat femërore të një luleje tjetër, duke bërë të mundur fekondimin.Por insektet nuk e kryejnë këtë shërbim për bamirësi. Lulet i ndjellin insektet për t’u pjalmuar duke prodhuar nektar ose polen të pasur me proteina që të hahen nga insektet. Por orkidea-mizë nuk vepron kështu. Kjo lule përdor mashtrimin për të tërhequr meshkujt e grerëzave. Femrat e grerëzave prodhojnë një substancë kimike, molekulat e së cilës përhapen me anë të ajrit në largësi të mëdha. Substanca kimike, e quajtur feromon, nuhatet nga meshkujt e grerëzës, të cilët e ndjekin atë në drejtim të gradientit të përqendrimit deri në burimin e tij. Atje ata besojnë se do të gjejnë një grerëz me të cilën mund të çiftohen.Orkidea-mizë prodhon një substancë kimike të ngjashme, e cila përhapet duke u larguar nga lulet. Meshkujt e grerëzave e ndiejnë dhe reagojnë ndaj saj sikur të ishte feromoni i grerëzave. Kur arrijnë te burimi, ata përpiqen të çiftohen, por, për fat të keq ky burim nuk është një grerëz femër, por një lule orkideje. Figura 3.1 Një grerëz mashkull përpiqet të çiftohet me një lule orkideje.◆ difuzionin; ◆ osmozën;◆ arsyen pse difuzioni dhe osmoza janë të rëndësishme për qelizën dhe organizmin;◆ transportin aktiv.
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40