Page 37 - Demo
P. 37
293.1 Difuzioni Atomet, molekulat dhe jonet janë në lëvizje të vazhdueshme. Sa më e lartë të jetë temperatura, aq më shpejt lëvizin ata. Në një substancë të ngurtë, grimcat nuk mund të lëvizin shpejt, sepse ato mbahen së bashku nga forcat tërheqëse. Në një substancë të lëngët, ato mund të lëvizin më me lehtësi, duke u përplasur midis tyre dhe duke kërcyer pas përplasjes. Ndërsa te gazet, në mungesë të forcave tërheqëse midis molekulave apo atomeve, ato janë edhe më të lira. Molekulat dhe jonet mund të lëvizin lirshëm kur ndodhen në tretësirë.Kur lëvizin lirshëm, grimcat përhapen në mënyrë të njëtrajtshme (figura 3.2). Kjo gjë ndodh me gazet, tretësirat dhe përzierjet e lëngëta. Imagjinoni, për shembull, një vezë të prishur në një cep të dhomës, e cila lëshon sulfur hidrogjeni. Në fillim, në afërsi të vezës, ka një përqendrim shumë të lartë gazi. Megjithatë, me kalimin e kohës, molekulat e sulfurit të hidrogjenit do të përhapen me anë të ajrit në dhomë. Shumë shpejt, ju nuk do të jeni të aftë të shpjegoni se nga erdhi era, sepse e gjithë dhoma do të bjerë era sulfur hidrogjeni.Molekulat e sulfurit të hidrogjenit janë përhapur përmes ajrit.Difuzioni dhe organizmat e gjallëOrganizmat e gjallë i plotësojnë nevojat e tyre me anë të difuzionit. Në këtë mënyrë, ata nxjerrin jashtë shumë nga mbeturinat e tyre. Për shembull, për kryerjen e procesit të fotosintezës bimët kanë nevojë për dioksid karboni.Figura 3.2 Difuzioni është rezultat i lëvizjes rastësore të grimcave. Ai përhapet nga ajri në gjethe përmes gojëzave. Kjo ndodh sepse ka një përqendrim të ulët të dioksidit të karbonit brenda gjethes, duke qenë se ai përdoret nga qelizat. Jashtë gjethes në ajër ka një përqendrim të lartë. Molekulat e dioksidi të karbonit, si pasojë, përhapen në brendësi të gjethes në drejtim të këtij gradienti përqendrimi.Oksigjeni, i cili është produkt jashtëqitjeje i fotosintezës, del jashtë në të njëjtën mënyrë. Në brendësi të gjethes ekziston një përqendrim i lartë oksigjeni, sepse oksigjeni prodhohet aty dhe shpërhapet jashtë nëpërmjet gojëzave.Difuzioni është gjithashtu i rëndësishëm në shkëmbimin e gazeve për frymëmarrje te kafshët dhe bimët (figura 3.3). Membranat qelizore janë të përshkueshme lehtësisht nga oksigjeni dhe dioksidi i karbonit, kështu që ata përhapen me lehtësi brenda dhe jashtë qelizës.Disa produkte të tretjes thithen nga ileumi (zonë e zorrës) i gjitarëve me anë të difuzionit (faqe 85-86) dhe ne gjithashtu kemi parë se bimët me lule përdorin difuzionin për të tërhequr pjalmuesit si bletët dhe grerëzat.Koncepte kyçedifuzion – lëvizja e molekulave dhe e joneve nga një zonë me përqendrimin më të lartë drejt një zone me përqendrimin më të ulët në drejtim të gradientit të përqëndrimit.Figura 3.3 Difuzioni i oksigjenit drejt qelizës. Pikat e kuqe paraqesin molekula oksigjeni.përqendrim i lartë i oksigjenitoksigjeni përhapet drejt gradientit të përqendrimitpërqendrim i ulët i oksigjenitKapitulli 3: Lëvizja jashtë dhe brenda qelizës

