Page 38 - Demo
P. 38
30 BIOLOGJIA 10 - 11Kontroll njohurish3.1 Përkufizoni se ç’është difuzioni.3.2 Rendisni tre shembuj difuzioni tek organizmat e gjallë.3.3 Rikujtoni njohuritë tuaja për teorinë e grimcave për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.a) Çfarë efekti shkakton rritja e temperaturës në energjinë kinetike të molekulave të një gazi apo të një të treturi? b) Jepni mendimin tuaj se si rritja e temperaturës ndikon në shkallën e difuzionit të një të treturi.Veprimtari praktike 3.1AftësitëA3 Duke vëzhguar, matur dhe regjistruar1. Mbushni një enë me ujë. Lëreni atë për shumë orë në qetësi.2. Vendosni me shumë kujdes një kristal të vogël permanganat kaliumi në ujë.3. Bëni një shenjë në anën e jashtme të enës për të treguar se si është shpërndarë ngjyra në fillim të eksperimentit tuaj.4. Lëreni enën në qetësi për disa ditë.5. Bëni një shenjë të dytë për të treguar se si është shpërndarë ngjyra.Ju mund të veproni në të njëjtën mënyrë me kripëra të tjera me ngjyrë, të tilla si sulfat bakri ose bikromat kaliumi.Kontroll njohurishA1 Përse është e rëndësishme që ta lëmë ujin të qetësohet plotësisht përpara se të fusim kristalin e permanganatit të kaliumit?A2 Përse përhapet ngjyra në ujë në fund të eksperimentit tuaj?A3 Përmendni tri mënyra, me anë të të cilave, ju mund të bëni që ngjyra të përhapet më shpejt.3.2 OsmozaUji është një nga përbërësit më të rëndësishëm të organizmave të gjallë. Ai përbën deri në 80% të trupit të disa organizmave. Uji ka shumë funksione, si p.sh., është tretës për substanca të ndryshme. Për shembull, substancat transportohen në trup të tretura në ujë në plazmën e gjakut.Çdo qelizë në trupin e një organizmi përmban ujë në brendësi dhe jashtë saj. Substanca të ndryshme janë të tretura në ujë dhe përqendrimi i tyre mund të jetë i ndryshëm brenda dhe jashtë qelizës. Në këtë mënyrë krijohet një gradient përqendrimi, në drejtim të të cilit uji dhe të treturit përhapen, nëse janë të aftë të përshkojnë membranën. Le të marrim në konsideratë një rast të thjeshtë, që përfshin vetëm një të tretur.Figura 3.4 paraqet një tretësirë të përqendruar sheqeri, të ndarë nga një tretësirë e holluar sheqeri nëpërmjet një membrane. Membrana ka vrima ose pore, të cilat janë shumë të vogla. Një shembull i një membrane të tillë është tubi Visking.Molekulat e ujit janë gjithashtu shumë të vogla. Secila prej tyre përbëhet nga dy atome hidrogjeni dhe një atom oksigjeni. Molekulat e sheqerit janë shumë herë më të mëdha se ato të ujit. Në tubin Visking vrimat janë aq të mëdha saqë lejojnë kalimin e molekulave të ujit dhe jo ato të sheqerit. Tubi Visking është membranë e përshkueshme, e cila lejon të kalojnë vetëm disa lloje molekulash.Në figurën 3.4 në anën e djathtë të membranës ka një përqendrim më të lartë të molekulave të sheqerit, ndërsa në anën e majtë një përqendrim më të ulët. Në qoftë se membrana nuk do të ekzistonte, molekulat e sheqerit do të kalonin nga tretësira e përqendruar drejt tretësirës së holluar derisa ato të shpërndaheshin në mënyrë të njëtrajtshme. Por kjo nuk është e mundur, sepse poret e membranës janë aq të vogla saqë molekulat e sheqerit nuk mund të kalojnë përmes saj. Gjithashtu ekziston një gradient përqendrimi për molekulat e ujit. Në anën e majtë të membranës ka një përqendrim të lartë të molekulave të ujit. Veprimtari praktike 3.2Studimi i faktorëve, të cilët ndikojnë në shkallën e difuzionitTë tregojmë difuzionin në një tretësirë

