Page 39 - Demo
P. 39
31 Në anën e djathtë, përqendrimi i molekulave të ujit është më i ulët, sepse molekulat e sheqerit kanë zënë shumë hapësirë.Duke qenë se ka më shumë molekula uji në anën e majtë, shumë prej tyre do të “godasin” poren e membranës dhe do të kalojnë përmes saj në anën tjetër, dhe më pas ato do të shkojnë në drejtimin e kundërt (nga e djathta në të majtë). Me kalimin e kohës do të ketë një lëvizje të përgjithshme ose neto të ujit nga e majta në të djathtë. Kjo dukuri quhet osmozë.Figura 3.4 Osmoza.membranë pjesërisht e përshkueshmedifuzioni i molekulave të ujitgradient përqendrimitretësirë e holluar sheqeritretësirë e përqendruar sheqeriOsmoza është një lloj difuzioni i molekulave të ujit në një gjendje në të cilën ato (molekulat e ujit dhe jo molekulat e të treturit), mund të kalojnë përmes membranës.Nuk është e lehtë të flasësh rreth “përqendrimit” të molekulave të ujit, sepse termi “përqendrim” përdoret për të treguar përqendrimin e një të treturi të tretur në ujë. Për këtë arsye, është mirë të përdorim në vend të tij një term tjetër. Ne themi që një tretësirë e holluar (në të cilën ka shumë ujë) ka një potencial ujor të lartë, ndërsa një tretësirë e përqendruar (në të cilën ka më pak ujë) ka një potencial ujor të ulët.Në figurën 3.4 ka një potencial të lartë të ujit në anën e majtë dhe një potencial të ulët në anën e djathtë. Midis të dyja anëve ka një gradient potenciali të ujit. Molekulat e ujit përhapen sipas këtij gradienti nga potenciali i lartë i ujit drejt potencialit të ulët.Kontroll njohurish3.4 Cila është më e madhe, një molekulë uji apo një molekulë sheqeri?3.5 Çfarë kuptoni me membranë pjesërisht të përshkueshme?3.6 Gjeni dy shembuj membranash pjesërisht të përshkueshme.3.7 Si e përshkruani një tretësirë, e cila ka përqendrim të lartë të molekulave të ujit?Koncepte kyçeosmoza – difuzioni i molekulave të ujit nga një zonë me potencial të lartë ujor (tretësirë e holluar) drejt një zone me potencial të ulët ujor (tretësirë e përqendruar), përmes një membrane pjesërisht të përshkueshme.molekula ujimolekula sheqeriKapitulli 3: Lëvizja jashtë dhe brenda qelizës

