Page 40 - Demo
P. 40
32 BIOLOGJIA 10 - 11Membranat qelizoreMembranat qelizore sillen në mënyrë të ngjashme me tubin Visking. Ato lejojnë disa substanca të caktuara të kalojnë përmes tyre. Membranat qelizore janë membrana pjesërisht të përshkueshme.Në njërën anë të çdo membrane qelizore gjendet citoplazma e cila është një tretësirë proteinash dhe substancash. Zakonisht edhe në anën tjetër të Veprimtari praktike 3.3Difuzioni i substancave përmes një membraneAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimA4 Interpretimi dhe vlerësimi i vëzhgimeve dhe të dhënaveJu do të studioni difuzionin e dy substancave të ndryshme të tretura në ujë (të quajtur të tretur). Kur një substancë është e tretur, molekulat e saj janë të lira të lëvizin përreth. Në këtë studim, ju do të përdorni tretësirën e amidonit dhe tretësirën e jodit. Tretësirat do të jenë të ndara nga një membranë e përbërë nga tubi Visking. Tubi Visking ka vrima mikroskopike, të cilat janë aq të mëdha saqë lejojnë kalimin e molekulave të ujit dhe të jodit, por nuk lejon kalimin e molekulave të amidonit, pasi ato janë më të mëdha se vrimat.1. Merrni një copë tubi Visking. Njomeni dhe fërkojeni derisa të hapet.2. Lidhni një nyje në njërën anë të tubit.3. Duke përdorur një pipetë mbushni me kujdes tubin me tretësirë amidoni.4. Lidhni fort grykën e tubit me anë të një filli.5. Shpëlajeni tubin me ujë për të larguar çdo gjurmë amidoni jashtë tij.6. Vendosni tretësirë jodi në një gotë kimike.7. Vendosni me kujdes tubin Visking brenda tretësirës së jodit në mënyrë që ai të jetë plotësisht i mbuluar, ashtu siç është paraqitur në figurë.8. Lëreni të qetë aparatin për rreth 10 minuta.Kontroll njohurishA1 Çfarë ngjyre kishte lëngu brenda dhe jashtë tubit në fillim të eksperimentit?A2 Çfarë ngjyre kishte lëngu brenda dhe jashtë tubit pas përfundimit të eksperimentit?A3 Kur amidoni dhe jodi përzihen bashkë prodhohet një ngjyrë blu e errët. Ku janë përzier amidoni dhe jodi në eksperimentin tuaj?A4 A kanë kaluar përmes tubit Visking si grimcat e amidonit, ashtu edhe grimcat e jodit? Jepni mendimin tuaj.A5 Kopjoni dhe plotësoni këto fraza. Në fillim të eksperimentit në brendësi të tubit kishte molekula amidoni, por jo jashtë tij. Grimcat e amidonit janë shumë ...................... për ta përshkuar tubin Visking. Në fillim të eksperimentit kishte molekula jodi .............................. tubit, por jo …………………………… tubit. Molekulat e jodit kaluan përmes tubit në drejtim gradientit të tyre të .............................. tretësirë joditubi Viskingtretësirë amidonimembranës ka gjithashtu një tretësirë. Në organizmin e kafshëve të mëdha, qelizat janë të rrethuara nga lëngu indor (faqe 122). Në tokë, rrënjët e bimëve rrethohen nga një shtresë e hollë uji.Kështu, membranat qelizore ndajnë shpesh dy tretësira të ndryshme: citoplazmën dhe tretësirën rrethuese të qelizës e cila shkakton osmozën.

