Page 41 - Demo
P. 41


                                    33Osmoza dhe qelizat shtazoreFigura 3.5 paraqet një qelizë shtazore në ujë të pastër. Citoplazma në brendësi të qelizës është mjaft e përqendruar. Proteinat dhe shumë substanca të tjera të tretura në të nuk mund ta përshkojnë membranën qelizore, sepse janë tepër të mëdha. Por, në ndryshim nga këto substanca, molekulat e ujit, mund ta përshkojnë membranën.Nëse ju e krahasoni këtë gjendje me figurën 3.4, do të shihni që ato janë të ngjashme. Tretësira e holluar në figurën 3.4 dhe uji i pastër në figurën 3.5 janë përkatësisht të ndarë nga një tretësirë e përqendruar me anë të një membrane pjesërisht të përshkueshme. Në figurën 3.5, tretësira e përqendruar është citoplazma, ndërsa membrana pjesërisht e përshkueshme është membrana qelizore. Në këtë rast do të ndodhë procesi i osmozës. Molekulat e ujit do të përhapen nga tretësira e holluar drejt tretësirës së përqendruar. Çfarë i ndodh qelizës? Pasi në qelizë hyn ujë, ajo fryhet. Me zmadhimin e qelizës, membrana qelizore tendoset derisa qeliza plas.Figura 3.6 paraqet një qelizë shtazore në një tretësirë të përqendruar. Nëse kjo tretësirë është më e përqendruar sesa citoplazma, molekulat e ujit do të kalojnë jashtë qelizës. Vështroni figurën 3.4 për të kuptuar arsyen.Ndërsa molekulat e ujit dalin jashtë përmes membranës qelizore, citoplazma tkurret dhe qeliza rrudhoset.Figura 3.6 Qelizat shtazore tkurren në tretësirë të përqendruar.membrana qelizoretretësirë e përqendruar jashtë qelizëstretësirë më e përqendruar në brendësi të qelizës Ndodh procesi i osmozës. Uji difuzon jashtë qelizës përmes membranës qelizore pjesërisht të përshkueshme.Osmoza te bimëtQelizat bimore nuk plasin në ujë të pastër. Figura 3.7 paraqet një qelizë bimore në ujë të pastër. Qelizat bimore rrethohen nga muri qelizor, i cili është plotësisht i përshkueshëm, që do të thotë se lejon çdo molekulë të kalojë përmes tij.Figura 3.7 Qelizat bimore fryhen dhe janë të qëndrueshme në ujë të pastër.membrana qelizore`tretësirë më e përqendruar në brendësi të qelizësujë i pastër jashtë qelizësNdodh procesi i osmozës. Uji difuzon në citoplazmë dhe vakuolë përmes membranës qelizore sipërfaqësore pjesërisht të përshkueshme. Qeliza fryhet dhe bëhet e qëndrueshme.muri qelizorFigura 3.5 Qelizat shtazore plasin në ujë të pastër.membrana qelizore tretësirë më e përqendruar në brendësi të qelizësujë i pastër jashtë qelizësNdodh procesi i osmozës. Uji difuzon në brendësi të qelizës përmes membranës qelizore pjesërisht të përshkueshme.Kapitulli 3: Lëvizja jashtë dhe brenda qelizës
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45