Page 42 - Demo
P. 42
34 BIOLOGJIA 10 - 11Edhe pse nuk është e lehtë të shihet me sy të lirë, qeliza bimore ka membranë ashtu si dhe qeliza shtazore. Membrana qelizore është pjesërisht e përshkueshme. Në ujë të pastër, qeliza bimore do të thithë ujë me anë të osmozës përmes membranës qelizore pjesërisht të përshkueshme në të njëjtën mënyrë ashtu si qeliza shtazore. Ndërkohë që uji hyn brenda, citoplazma dhe vakuolat do të fryhen. Megjithatë, qeliza bimore ka një mur qelizor shumë të fortë përreth saj. Muri qelizor është më i fortë sesa membrana qelizore dhe nuk e lejon qelizën bimore të plasë. Citoplazma ushtron trysni ndaj murit qelizor, por muri e përballon dhe ushtron trysni në kah të kundërt mbi të.Një qelizë bimore në këtë gjendje është e ngjashme me një gomë makine të fryrë. Në këtë rast thuhet se qeliza është e tendosur (turgore). Tendosja e qelizave i ndihmon bimët, të rrinë drejt dhe t’i mbajnë gjethet të qëndrueshme. Zakonisht, qelizat bimore janë të tendosura.Figurat 3.8 dhe 3.9 paraqesin një qelizë bimore në tretësirë të përqendruar. Ashtu si qeliza shtazore në figurën 3.6 , ajo do të humbasë ujë me anë të osmozës. Citoplazma tkurret dhe nuk ngjishet më kundrejt murit qelizor. Ashtu si një gomë makine kur një pjesë e ajrit del jashtë, qeliza squllet. Në këtë rast thuhet se ajo fishket. Në qoftë se qeliza në një bimë fishket, bima humbet qëndrueshmërinë e saj.Veprimtari praktike 3.4Studioni dhe përshkruani ndikimin që kanë indet e bimëve duke i zhytur ato në tretësira të ndryshme.Figura 3.9 Qelizat bimore fishken dhe mund të pësojnë plazmolizë në një tretësirë të përqendruar. membrana qelizoretretësirë më pak e përqendruar brenda qelizëstretësirë e përqendruar jashtë qelizësNdodh procesi i osmozës. Uji difuzon jashtë citoplazmës dhe vakuolës përmes membranës qelizore pjesërisht të përshkueshme. Fillimisht qeliza tkurret pak dhe fishket. Më pas, membrana qelizore shkëputet nga muri qelizor dhe qeliza pëson plazmolizë.muri qelizorhapësira XKontroll njohurish3.8 Çfarë ndodh me një qelizë shtazore në ujë të pastër?3.9 Shpjegoni përse kjo nuk ndodh te një qelizë bimore në ujë të pastër.3.10 Cila pjesë e qelizës bimore është: a) plotësisht e përshkueshme? b) pjesërisht e përshkueshme?Figura 3.8 Këto qeliza qepe janë vendosur në një tretësirë të përqendruar. Citoplazma është tkurrur nga brenda, duke lënë hapësira të mëdha midis saj dhe mureve qelizore (x300).Nëse tretësira është tepër e përqendruar, atëherë jashtë qelizës do të dalë një sasi e madhe uji. Citoplazma dhe vakuolat tkurren ndërsa muri qelizor është tepër i ngurtë për t’u tkurrur shumë. Në qoftë se citoplazma vazhdon të tkurret gjithmonë e më tepër drejt qendrës së qelizës, muri qelizor mund të ndahet prej saj. Duke mbështjellë citoplazmën membrana qelizore shkëputet nga muri qelizor.Një qelizë e tillë thuhet që ka pësuar plazmolizë. Normalisht, kjo dukuri nuk ndodh, pasi qelizat bimore nuk rrethohen nga tretësira shumë të përqendruara. Megjithatë, ju mund të arrini t’i bëni qelizat të pësojnë plazmolizë nëse zhvilloni veprimtarinë 3.4. Zakonisht, plazmoliza e vret qelizën bimore, sepse membrana qelizore dëmtohet kur shkëputet nga muri qelizor.

