Page 43 - Demo
P. 43
35Kontroll njohurish3.11 Çfarë kuptoni me qelizë të tendosur?3.12 Çfarë është plazmoliza?3.13 Si mund të realizohet plazmoliza?3.14 Me çfarë është e mbushur hapësira X, në figurën 3.9? Shpjegoni përgjigjen tuaj.3.15 Përshkruani figurat 3.5 dhe 3.6 në kushtet e potencialit ujor.3.3 Transporti aktiv Shpesh qelizat kanë nevojë që të marrin nga mjedisi që i rrethon substanca, të cilat në këtë mjedis janë në përqendrim më të ulët sesa në brendësi të qelizave. Për shembull, qimet rrënjore marrin nga toka jonet nitrat. Përqendrimi i joneve nitrat brenda qimeve rrënjore është më i lartë sesa përqendrimi i tyre në tokë. Nëse këto jone do të lëviznin në mënyrë të vetvetishme, sipas gradientit të përqendrimit, nga qimja rrënjore drejt tokës, atëherë bima do të humbiste jonet nitrat. Ndërkohë që, bima ka nevojë të përdorë sa më shumë jone nitrat, duke i përthithur ato nga toka edhe pse aty kanë përqendrim më të ulët. Për të bërë që jonet nitrat të kalojnë nga toka, ku përqendrimi është më i ulët, në brendësi të qimeve rrënjore, ku përqendrimi është më i lartë, duhet përdorur energji. Transporti i substancave përmes një membrane, nga një zonë me përqendrim më të ulët drejt një zonë me përqendrim më të lartë, duke harxhuar energji, quhet transport aktiv. Transporti aktiv është një proces, që konsumon energji, me anë të të cilit substancat transportohen në drejtim të kundërt të gradientit të tyre të përqendrimit. Energjia në qelizë fitohet nga frymëmarrja. Në membranën qelizore të qimeve rrënjore gjenden proteina të veçanta transporti. Këto proteina kapin jonet nitrat nga jashtë qelizës dhe ndryshojnë formë në mënyrë të tillë që të shtyjnë jonet nitrat përmes membranës qelizore në citoplazmën e qelizës. Transporti aktiv përdor energji që prodhohet nga frymëmarrja në brendësi të qimeve rrënjore (njohuri më të zgjeruara për frymëmarrjen do të merrni në klasën e 11-të). Për të shkaktuar ndryshimin e formës te proteina e transportit nevojitet energji. Ju mund ta përfytyroni transportin aktiv si një proces në të cilin energjia kimike që lëshohet nga glukoza (me anë të frymëmarrjes) shndërrohet në energji kinetike të molekulave dhe joneve. Transporti aktiv mund të përdoret për të transportuar edhe shumë molekula të tjera. Për shembull, në zorrën e hollë të njeriut, glukoza transportohet në mënyrë aktive Koncepte kyçetransport aktiv – lëvizja e molekulave dhe joneve në brendësi ose jashtë qelizës përmes membranës qelizore kundër gradientit të përqendrimit, duke përdorur energjinë e prodhuar në qelizë.Figura 3.10 Transporti aktiv.molekulë glukozejashtë qelizësproteinë transporti membrana qelizore brenda qelizës1 Molekula e glukozës hyn në proteinën e transportit.2 Proteina e transportit ndryshon formë. Energjia e nevojshme furnizohet nga frymëmarrja në qelizë.3 Ndryshimi i formës së proteinës së transportit shtyn molekulën e glukozës brenda qelizës.Kapitulli 3: Lëvizja jashtë dhe brenda qelizësnga lumeni i zorrës te qimet e saj thithëse (vile). Në tubat e veshkave, glukoza transportohet në mënyrë aktive nga tubat në gjak. Figura 3.10 tregon si kryhet transporti aktiv i glukozës.

