Page 45 - Demo
P. 45


                                    37Ju duhet të dini:◆ se difuzioni është rezultat i lëvizjes rastësore të grimcave;◆ faktorët, të cilët ndikojnë në shpejtësinë e difuzionit;◆ pse difuzioni është i rëndësishëm për qelizat dhe organizmat e gjallë;◆ rëndësinë e ujit si tretës;◆ se ç'është osmoza, cili është lloji i veçantë i difuzionit, që përfshin molekulat e ujit;◆ pse është i rëndësishëm për qelizat transporti aktiv.PërmbledhjeVlerësim njohurish1. Cili nga pohimet e mëposhtme nga a–d është shembull i: i difuzionit, ii osmozës, iii asnjërit prej tyre?a) Uji lëviz nga një tretësirë e holluar në tokë drejt qelizës së rrënjës së bimës.b) Pështyma del jashtë nga gjëndrat e pështymës.c) Një pikë boje pikoi në një gotë me ujë dhe i gjithë uji u ngjyros me shpejtësi në ngjyrë blu. d) Dioksidi i karbonit hyn te gjethet e bimës kur ato kryejnë procesin e fotosintezës.2. Pohimet e mëposhtme janë formuluar nga një nxënës gjatë një ore provimi. Secila prej tyre përmban të paktën një gabim. Gjeni se ku qëndron gabimi dhe shkruajeni atë saktë.a) Nëse tubi Visking, i cili përmban tretësirë sheqeri, futet në një gotë kimike me ujë, tretësira e sheqerit do të lëvizë jashtë tubit për osmozë.b) Qelizat bimore nuk plasin në ujë të pastër, sepse muri qelizor ndalon hyrjen e ujit në qelizë.c) Kur një qelizë bimore vendoset në një tretësirë të përqendruar glukoze, uji del jashtë qelizës për osmozë, përmes murit qelizor pjesërisht të përshkueshëm.d) Qelizat shtazore pësojnë plazmolizë në një tretësirë të përqendruar sheqeri. 3. Shpjegoni pohimet e mëposhtme.a) Difuzioni ndodh më shpejt kur temperatura rritet.b) Oksigjeni përhapet jashtë gjethes së bimëve gjatë ditës.c) Molekulat e ujit mund të kalojnë nëpërmjet tubit Visking, ndërsa molekulat e amidonit nuk mund të kalojnë.d) Një qelizë shtazore do të plasë nëse vendoset në ujë të pastër.e) Nëse një bimë ka mungesë uji, gjethet e saj humbin fortësinë dhe bima fishket.Kapitulli 3: Lëvizja jashtë dhe brenda qelizës
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49