Page 48 - Demo
P. 48


                                    40 BIOLOGJIA 10 - 11A e kanë nxitur fillesën e jetës meteoritët?Në mëngjesin e 26 shtatorit të vitit 1969, banorët e Mërçisonit (Murchison) në Australi, u çuditën nga një zhurmë shurdhuese dhe një dritë e fortë në qiell. Njerëzit vrapuan jashtë shtëpive dhe zyrave të shihnin çfarë kishte ndodhur. Ata u bënë dëshmitarë të rënies së atij, që tashmë njihet si meteoriti i Mërçisonit. Meteoriti u shkatërrua kur hyri në atmosferën e Tokës dhe si pasojë copat e tij u shpërndanë në një sipërfaqe më të madhe se 13 km2. Copa më e madhe e gjetur kishte një masë prej 7 kg, ndërsa vlerësimi i masës së meteoritit fillestar ishte më shumë se 100 kg.Meteoriti ishte shumë i dobishëm për t’u studiuar, pasi shkencëtarët e dinin me saktësi ku dhe si ai arriti në Tokë. Studimet e meteoritëve tregojnë që Toka është formuar rreth 4,6 miliardë vite më parë, kohë në të cilën është formuar edhe Dielli. Kimistët analizuan substancat, që përmbanin copat e meteoritit. Ato përmbanin karbon dhe një pjesë e këtij karboni ishte në molekula aminoacidesh. Në meteorit u gjenden 15 aminoacide të ndryshme. Tashmë ne e dimë se në hapësirë aminoacidet formohen nga hidrogjeni, monoksidi i karbonit dhe azoti që gjendet në një asteroid të nxehtë. Duke ditur se meteoritët përmbajnë aminoacide, shkencëtarët kanë ngritur pyetjen nëse këto aminoacide kanë luajtur rol në origjinën e jetës në Tokë. Në historinë e lashtë të Tokës, përpara se ajo të zhvillonte atmosferën, shumë meteoritë kanë goditur sipërfaqen e saj, dhe mund të kenë sjellë një sasi të madhe aminoacidesh në planetin tonë.Sot, të gjitha qeniet e gjalla përmbajnë 20 aminoacide, të cilat shërbejnë për të ndërtuar proteinat. Është intriguese të mendosh që jeta nuk do të kishte lindur pa këto substanca të ardhura nga hapësira (figura 4.1).4 Substancat kimike të jetës◆ arsyen pse uji është i rëndësishëm për organizmat e gjallë;◆ karbohidratet, yndyrat (lipidet), proteinat dhe vetitë e tyre;◆ rolin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave tek organizmat e gjallë;◆ strukturën e ADN-së.Figura 4.1 Meteor i madh i rënë afër Çeliabinksut (Chelyabinsk) në Rusi në shkurtin e vitit 2013, i cili shkaktoi një valë goditëse duke plagosur më shumë se 1 500 veta. Fotografia është marrë nga një videokamerë e vendosur në kroskotin e një makine.Në këtë kapitull, nxënësi/ja njihet me:
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52