Page 49 - Demo
P. 49


                                    41Figura 4.2 Struktura e molekulës së glukozës.Figura 4.3 Sheqernat e thjeshtë ose monosakaridet kanë molekula të vogla dhe janë të tretshëm.4.1 Si jemi ndërtuar?Trupat e qenieve të gjalla përbëhen nga lloje të ndryshme substancash kimike. Pjesa më e madhe e trupit tonë përbëhet nga uji, karbohidratet, proteinat dhe yndyrat. Qelizat tona përbëhen nga këto substanca, të cilat janë të domosdshme për jetën.Në këtë kapitull, do të ndalemi me radhë te secila nga këto substanca. Siç do ta shihni gjatë orëve të lëndës së biologjisë, ju do të ndesheni përsëri me këto substanca.Do të ishte më e lehtë për ju nëse keni njohuri rreth domethënies së termave atom, element dhe molekulë. Nëse keni paqartësi, pyesni mësuesit tuaj të biologjisë ose të kimisë. UjiNë pjesën më të madhe të organizmave, pothuajse 80% e trupit përbëhet nga uji. Ju keni parë se citoplazma është një tretësirë e shumë substancave në ujë. Hapësira midis qelizave tona është gjithashtu e mbushur me ujë. Në brendësi të çdo organizmi të gjallë ndodhin vazhdimisht reaksione kimike. Këto reaksione quhen metabolizëm. Reaksionet metabolike ndodhin atëherë kur substancat treten në ujë. Uji është një tretës shumë i mirë dhe për këtë arsye ai është i rëndësishëm për organizmat e gjallë. Nëse qelizat thahen, reaksionet do të ndalojnë dhe organizmi do të vdesë. Uji është i nevojshëm edhe për arsye të tjera. Për shembull, plazma, pjesa e lëngshme e gjakut, përmban ujë, kështu që substanca si glukoza mund të treten në të. Më pas, këto substanca të tretura transportohen përreth trupit. Uji është i nevojshëm për të tretur enzimat dhe ushqimet në gypin ushqimor, dhe në këtë mënyrë kryet tretja e ushqimit. Ne na nevojitet uji për të nxjerrë jashtë produktet e jashtëqitjes. Siç do ta shikoni edhe në kapitullin 12, veshkat nxjerrin jashtë trupit urenë.4.2 KarbohidratetKarbohidratet përfshijnë sheqernat e thjeshtë, ata kompleksë dhe polisakaridet, siç janë celuloza dhe amidoni. Molekulat e tyre përmbajnë tri lloje atomesh – karbon (C), hidrogjen (H) dhe oksigjen (O). Molekulat e karbohidrateve kanë atome hidrogjeni afërsisht sa dyfishi i atomeve të karbonit dhe oksigjenit.SheqernatLlojet e thjeshta të karbohidrateve quhen sheqerna të thjeshtë ose monosakaride. Glukoza është një sheqer i thjeshtë. Një molekulë glukoze përmban gjashtë atome karboni të bashkuara në një unazë, me atomet e hidrogjenit dhe oksigjenit të vendosura jashtë dhe brenda unazës (figura 4.2).Një molekulë glukoze përmban gjashtë atome karboni, dymbëdhjetë atome hidrogjeni dhe gjashtë atome oksigjeni. Formula e tij molekulare shkruhet C6H12O6. Kjo është formula e një molekule sheqeri të thjeshtë, e cila tregon çfarë atomesh përmban dhe sa nga secili prej tyre.Edhe pse përmbajnë shumë atome, molekulat e sheqernave të thjeshtë janë shumë të vogla (figura 4.3). Ata janë të tretshëm në ujë dhe kanë shije të ëmbël.CH2OHOHC OC CHOHCHHHCHOOHHNëse dy molekula sheqeri lidhen së bashku formohet një molekulë më e madhe e quajtur sheqer kompleks ose disakarid (figura 4.4). Dy shembuj të sheqernave kompleksë janë sakarozi (për shembull, sheqeri që përdorim në pijet e nxehta ose drithërat që hamë për mëngjes) dhe maltoza (sheqeri i elbit). Ashtu si sheqernat, ata janë të tretshëm në ujë dhe kanë shije të ëmbël.Pyetjes se pse uji është i rëndësishëm për organizmat, disa nxënës iu përgjigjën: “Që ata të mos thahen”. Kjo nuk është një përgjigje e saktë. Tregoni kujdes kur shpjegoni rëndësinë e ujit.Mbani mendKapitulli 4: Substancat kimike të jetës
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53