Page 50 - Demo
P. 50
42 BIOLOGJIA 10 - 11PolisakaridetNëse shumë sheqerna të thjeshtë lidhen së bashku, ata formojnë një molekulë të madhe, të quajtur polisakarid.Disa molekula polisakaridesh përmbajnë qindra molekula sheqernash të lidhura së bashku në një varg të gjatë. Celuloza e murit qelizor të bimëve dhe po ashtu amidoni, i cili gjendet në brendësi të qelizave bimore janë polisakaride (figura 4.5). Zakonisht, qelizat shtazore përmbajnë polisakaridin e quajtur glikogjen. Shumica e polisakarideve janë të patretshme dhe nuk kanë shije të ëmbël.Funksioni i karbohidrateveKarbohidratet janë të nevojshme për energji. Një gram karbohidrate lëshon 17 kJ (kiloxhaul) energji, e cila lëshohet gjatë frymëmarrjes (kapitulli 11). Glukoza është karbohidrat që përdoret gjatë frymëmarrjes dhe nëpërmjet kësaj forme transportohen karbohidratet në trupin e kafshëve. Plazma e gjakut njerëzor përmban glukozë të tretur, e cila e transporton atë në të gjitha qelizat. Qelizat e përdorin glukozën për të përftuar energjinë që kanë nevojë për të mundësuar proceset jetësore.Figura 4.4 Sheqernat kompleksë (dysakaridet), si maltoza, përbëhen nga dy sheqerna të thjeshtë, të cilët janë të lidhur së bashku.Figura 4.5 Pjesë e vogël e molekulës së polisakaridit amidon.Ndërsa bimët e përdorin glukozën në frymëmarrje, për të nxjerrë energji. Megjithatë, ato nuk e transportojnë glukozën përreth trupit të tyre. Në vend të tij ato transportojnë sakarozë. Qelizat e shndërrojnë sakarozën në glukozë kur ato kanë nevojë për të. Bimët depozitojnë karbohidratet në formën e amidonit. Shndërrimi i glukozës në amidon ose i amidonit në glukozë është një proces i shpejtë dhe i thjeshtë. Disa bimë depozitojnë sasi të mëdha amidoni në farat ose zhardhokët e tyre, të cilët ne i përdorim për ushqim.Kafshët nuk depozitojnë amidon. Në vend të tij ato depozitojnë karbohidrate në formën e polisakaridit glikogjen. Megjithatë, mund të depozitohen vetëm sasi të vogla glikogjeni, i cili depozitohet kryesisht në qelizat e mëlçisë dhe të muskujve.Polisakaridi celulozë përdoret për të prodhuar fibrat e ndërthurura me të cilat ndërtohen muret e qelizave bimore. Fibrat e celulozës janë shumë të forta dhe si pasojë, muri qelizor i ndihmon qelizat bimore të ruajnë formën e tyre.Prova e karbohidratevePër të provuar praninë e sheqernave në një ushqim, ne duhet të shtojmë më parë tretësirën e Benediktit dhe më pas ta ngrohim ushqimin. Nëse ushqimi përmban sheqer reduktues (si glukoza ose maltoza), atëherë do të shfaqet një ngjyrë e kuqe tulle. Përzierja ndryshon gradualisht ngjyrë nga blu, në të gjelbër, të verdhë dhe portokalli dhe, së fundi, në të kuqe tulle (figura 5.6). Nëse ka mungesë të sheqernave reduktues, tretësira e Benediktit ngel në ngjyrë blu.Figura 4.6 Përfundimi pozitiv i provës së Benediktit. Provëza në të majtë përmban sasi të vogël sheqeri reduktues, ndërsa ajo në të djathtë, një sasi më të madhe.

