Page 51 - Demo
P. 51
43Veprimtari praktike 4.1Prova e ushqimit për sheqernaAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimGjatë kësaj veprimtarie është e këshillueshme të përdorni syze mbrojtëse.Nëse është e mundur përdorni një enë me ujë për të ngrohur provëzat.Nëse e ngrohni provëzën drejtpërdrejt mbi një Bunsen përdorni një mbajtëse provëze dhe mos e drejtoni provëzën nga njerëzit përreth. Bëni kujdes, gjatë përdorimit të thikës për të prerë ushqimin.Shumë sheqerna të thjeshtë dhe disa sheqerna kompleksë si maltoza janë sheqerna reduktues. Kjo do të thotë që ata veprojnë me lëngun blu të quajtur tretësirë Benedikti. Ne mund ta përdorim këtë reaksion për të provuar nëse ushqimi ose substanca të tjera përmbajnë sheqer reduktues.1. Vizatoni tabelën e rezultateve.2. Pritni pak ushqim në copa shumë të vogla. Vendosini ato në një provëz. Shtoni pak ujë dhe tundeni përzierjen që të mund të tretet.3. Shtoni pak tretësirë Benedikti. Tretësira e Benediktit ka ngjyrë blu, sepse përmban kripëra bakri.4. Shkruajini rezultatet në tabelën tuaj. Nëse tretësira e Benediktit nuk ndryshon ngjyrë mos shkruani “nuk ndryshon”. Shkruani ngjyrën, për shembull, blu. Më pas shkruajini përfundimet tuaja.Kjo provë funksionon, sepse sheqernat reduktuese reduktojnë kripërat blu të bakrit në komponime të kuqe. Ushqimi Ngjyra me tretësirë BenediktiMostra e sheqerit e pranishmeFigura 4.7 Ngjyra blu e errët tregon që patatja ka amidon.Prova për amidonin është më e thjeshtë pasi nuk ka nevojë për ngrohje. Mjafton të shtoni tretësirë jodi te një mostër ushqimi, e cila merr ngjyrë blu të errët nëse përmban amidon, ndërsa kur nuk përmban amidon ruan ngjyrën portokalli në kafe.Veprimtari praktike 4.2Prova e ushqimit për amidonAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimNuk është e nevojshme ta tresni ushqimin për ta realizuar këtë provë.1. Vizatoni tabelën e rezultateve.2. Vendosni copa të vogla ushqimi mbi një pjastër të bardhë.3. Shtoni një ose dy pika tretësirë jodi. Tretësira e jodit ka ngjyrë kafe, por do të shndërrohet në blu të errët nëse në ushqim përmban amidon. Shkruajini rezultatet dhe përfundimet tuaja.Kontroll njohurishA1 Si mund ta provoni nëse një tretësirë përmban jod?Kapitulli 4: Substancat kimike të jetës

