Page 52 - Demo
P. 52
44 BIOLOGJIA 10 - 11Kontroll njohurish4.1 Çfarë është metabolizmi?4.2 Pse organizmat vdesin nëse ata nuk kanë ujë në mënyrë të mjaftueshme?4.3 Cilët janë tri elementet, që gjenden në të gjitha karbohidratet?4.4 Formula molekulare e glukozës është C6H12O6. Sa njësi monosakaridesh ka glukoza?4.5 Në cilin grup karbohidratesh bën pjesë secila nga substancat: a glukoza, b amidoni dhe c glikogjeni?4.6 Në ç'mënyrë:a) i përdorin organizmat karbohidratet në frymëmarrje?b) e bëjnë kafshët transportin e karbohidrateve në gjak? c) e bëjnë kafshët depozitimin e karbohidrateve në qeliza?d) e bëjnë bimët transportin e karbohidrateve përreth trupit?e) e bëjnë bimët depozitimin e karbohidrateve në qeliza?4.3 YndyratYndyrat njihen ndryshe edhe me emrin lipide. Ashtu si karbohidratet, një pjesë e yndyrave përmbajnë vetëm tri lloje atomesh – karbon, hidrogjen dhe oksigjen. Disa yndyra quhen neutrale dhe janë përbërëset kryesore të vajrave, dhjamit dhe gjalpit. Një molekulë e tillë yndyre përbëhet nga katër molekula më të vogla të lidhura së bashku. Njëra nga ato është gliceroli. Të lidhura me glicerolin janë tri molekula me varg të gjatë atomesh karboni, të quajtura acide yndyrore (figura 4.8).Yndyrat janë të patretshme në ujë. Kur gjenden në formë të lëngshme në temperaturën e dhomës, ato quhen vajra.Figura 4.8 Struktura e një molekule yndyre.molekulë gliceroli molekulë acidi yndyrormolekulë yndyreFunksioni i yndyraveAshtu si karbohidratet, yndyrat dhe vajrat mund të përdoren nga qeliza për të fituar energji. Një gram yndyrë jep rreth 39 kJ energji. Kjo sasi është më shumë se dy herë e madhe sesa energjia e fituar nga një gram karbohidrate. Megjithatë, shumica e qelizave i përdorin karbohidratet kur kanë nevojë për energji, ndërsa yndyrat i përdorin atëherë kur ka mbaruar e gjithë sasia e pranishme e karbohidrateve.Energjia më e madhe, që përmbajnë yndyrat i bën ato të dobishme për të depozituar energjinë. Te gjitarët, disa qeliza, veçanërisht ato nën lëkurë, mbushen plot me pika yndyre ose vaji. Kjo depozitë mund të përdoret atëherë kur nevojitet. Kjo shtresë qelizash quhet ind dhjamor. i cili ndihmon në ruajtjen e nxehtësisë së trupit dhe është një izolues i mirë i tij. Kafshë si fokat, të cilat jetojnë në vende shumë të ftohta, kanë një shtresë të trashë indi dhjamor (figura 4.9). Shumë bimë , si vaji i kikirikut, i arrës së kokosit dhe i ricinit depozitojnë vajra në farat e tyre. Vajrat mbartin shumë energji për të realizuar mbirjen e farave.Figura 4.9 Fokë në ishullin artik, Spitzbergen.Prova për yndyrat dhe vajratEkzistojnë disa prova për të provuar praninë e yndyrave. Një nga më të mirat është prova me emulsion në etanol.Fillimisht, copëtojeni ushqimin dhe tundeni në etanol. Edhe pse yndyrat nuk treten në ujë, ato mund të treten në etanol. Më pas hidheni etanolin në ujë. Në qoftë se ka sado pak yndyrë në ushqim atëherë përzierja etanol-yndyrë shkërmoqet në miliona pikla shumë të vogla kur përzihet me ujin. Kjo përzierje quhet emulsion dhe ka ngjyrë të bardhë si qmësht. (figura 4.10). Në qoftë se në ushqim nuk ka yndyra, përzierja e ujit me etanolin do të mbetet e tejdukshme.

