Page 53 - Demo
P. 53


                                    45Kontroll njohurish4.7 Cilat janë tri elementet, që janë gjetur në të gjitha yndyrat dhe vajrat?4.8 Përmendni dy përdorime të yndyrave në organizmat e gjallë.4.9 Për të gatuar, ne përdorim kryesisht vaj nga farat e bimëve. Pse farat e bimëve përmbajnë vaj?Figura 4.10 Rezultat pozitiv për provën me emulsion.Veprimtari praktike 4.3Prova e ushqimit për yndyratAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrim1. Vizatoni tabelën e rezultateve.2. Copëtoni ose bluani një sasi të vogël ushqimi dhe vendoseni në një provëz të pastër dhe të thatë. Shtoni pak etanol të pastër. Tundeni fort atë.3. Në një provëz tjetër shtoni pak ujë të distiluar.4. Te provëza me ujë derdhni pak nga pjesa e lëngët e provëzës së parë, por jo copa të ngurta. Nëse ushqimi merr ngjyrën e qumështit, tregon se në ushqim ka pasur sasi yndyrash.4.4 ProteinatMolekulat e proteinave përmbajnë disa lloje atomesh, të cilat nuk gjenden tek karbohidratet dhe yndyrat (figura 4.11). Përveç karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit, proteinat përmbajnë azot (N) dhe sasi të vogla squfuri (S). Ashtu si polisakaridet, molekulat e proteinave përbëhen nga vargje të gjata molekulash të lidhura skaj më skaj. Këto molekula quhen aminoacide. Në proteina gjenden 20 lloje të ndryshme aminoacidesh. Secili prej këtyre 20 aminoacidesh lidhet me të tjerat sipas një renditjeje për të formuar një molekulë proteine. Çdo proteinë përbëhet nga molekula aminoacidesh të vendosura në një renditje të caktuar. Edhe një ndryshim sado i vogël në renditjen e aminoacideve jep një proteinë të ndryshme. Në këtë mënyrë formohen me miliona proteina të ndryshme.Funksioni i proteinaveDisa proteina janë të tretshme në ujë për shembull hemoglobina, pigmenti i kuq i gjakut. Ekzistojnë edhe proteina të tjera, të cilat janë të patretshme në ujë si për shembull, keratina, e cila gjendet në flokë dhe thonj.Ndryshe nga karbohidratet, proteinat nuk përdoren për të marrë energji. Ato përdoren për të krijuar qeliza të reja, të cilat nevojiten për rritjen e organizmit dhe për të riparuar pjesët e dëmtuara të trupit. Në veçanti, membranat qelizore dhe citoplazma përmbajnë shumë proteina.Proteinat janë të nevojshme, gjithashtu, për të prodhuar antitrupa, të cilët e ndihmojnë organizmin që të vrasë bakteret dhe viruset në brendësi të trupit. Edhe enzimat janë gjithashtu proteina.Vargu i gjatë i aminoacideve, nga i cili është formuar secila proteinë, mund të mbështillet ose paloset në Figura 4.11 Struktura e një molekule proteine.HHH2N C COOHlloj molekule aminoacidi molekulë e vogël proteineemulsioni i piklave të yndyrës në përzierjen etanol / ujëKapitulli 4: Substancat kimike të jetës
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57