Page 54 - Demo
P. 54


                                    46 BIOLOGJIA 10 - 11forma të ndryshme. Rruga në të cilën mbështillet vargu dhe si pasojë forma tredimensionale e molekulës së proteinës përcaktohet nga renditja e aminoacideve në proteinë. Renditje të ndryshme aminoacidesh japin forma të ndryshme të molekulave të proteinave.Për pjesën më të madhe të proteinave, forma ndikon drejtpërdrejt në funksionin e tyre. Për shembull, siç do të shikoni në kapitullin 5, disa molekula proteinike, të quajtura enzima, veprojnë si katalizatorë. Forma e molekulës se enzimave përcakton se cilin reaksion do të katalizojë ajo (figura 4.12). Në mënyrë të ngjashme, forma e molekulave të antitrupave përcakton llojin e bakterit ose të virusit, që ai do të sulmojë. Forma të ndryshme molekulash të antitrupave lidhen me lloje të ndryshme bakteresh dhe virusesh. Sidoqoftë, secili nga llojet e antitrupave ka një renditje të ndryshme të aminoacideve nga të tjerët.Figura 4.12 Modeli i një enzime të quajtur lisozimë, e cila gjendet në pështymë dhe lot. Pjesa ngjyrë vjollcë paraqet vargun e aminoacideve, të cilat, duke u palosur, formojnë një gropë të vogël të quajtur qendër aktive. Pjesa e verdhë është një tjetër molekulë, substrati, i cili përputhet në mënyrë të përkryer në qendrën aktive.Prova e proteinaveProva e ushqimeve për proteina quhet prova e biuretit(figura 4.13). Në fillim ushqimet në ujë dhe më pas shtohet tretësirë sulfat bakri. Më pas shtohet me kujdes një tretësirë hidroksid kaliumi. Ngjyra e kuqe në vjollcë tregon praninë e proteinave në ushqim. Nëse nuk ka proteina, përzierja do të mbetet blu.Figura 4.13 Provëza në të majtë paraqet një rezultat negativ të provës së biuretit. Provëza në të djathtë paraqet një rezultat pozitiv.Veprimtari praktike 4.4Prova e ushqimeve për proteinaAftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparaturave dhe materialeveA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimGjatë kësaj veprimtarie është e këshillueshme të përdorni syze mbrojtëse për sytë. Hidroksidi i kaliumit është një bazë e fortë. Nëse iu bie në kontakt me lëkurën, shpëlajeni atë më ujë ngrohtë të bollshëm.Tregoni kujdes nëse përdorni një brisk të mprehtë për të prerë ushqimin.Prova e biuretitProva e biuretit realizohet duke përdorur tretësirë hidroksid kaliumi dhe tretësirë sulfat bakri. Ju mund të përdorni edhe një përzierje të reagjentëve të gatshëm të quajtur reagjent i biuretit, i cili përmban këto dy substanca të përziera së bashku.1. Vizatoni një tabelë rezultatesh.2. Vendoseni ushqimin në një provëz dhe më pas shtoni pak ujë.3. Shtoni pak tretësirë hidroksid kaliumi.4. Shtoni dy pika tretësirë sulfat bakri.Përziheni provëzën me kujdes. Nëse në provëz shfaqet ngjyra e kuqe në vjollcë, atëherë në ushqim janë të pranishme proteinat.Kontroll njohurish4.10 Përmendni dy elemente, të cilat gjenden në proteina dhe nuk gjenden te karbohidratet.4.11 Sa aminoacide të ndryshme përmbajnë proteinat?4.12 Në ç’mënyrë ngjajnë me polisakaridet, molekulat e proteinave?4.13 Përmendni dy shembuj proteinash.4.14 Tregoni tre shembuj proteinash në organizmat e gjallë.
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58