Page 55 - Demo
P. 55


                                    47Tabla 4.1 Krahasim i karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave me njëra-tjetrën.Karbohidratet Yndyrat Proteinatelementet që përmbajnëC, H, O C, H, O C, H, O, N, Smolekulat e vogla nga të cilat përbëhensheqerna të thjeshtë (monosakaride) acide yndyrore dhe glicerol aminoacide tretshmëria në ujësheqernat janë të tretshëm; polisakaridet janë të patretshmetë patretshme disa janë të tretshme disa të patretshmepse organizmat kanë nevojë për to?energjisë lehtësisht të disponueshme (17kj/g)depozitë energjie (39 kJ/g); izolim; formojnë membranat qelizoreformojnë qeliza, antitrupa, enzima, hemoglobinën; përdoren edhe për energji4.5 ADN-jaADN-ja është shkurtimi i termit acid dezoksiribonukleik. Ajo është substanca kimike, e cila formon gjenet dhe kromozomet tona. ADN-ja është materiali që ne trashëgojmë nga prindërit, të cilët na japin shumë nga karakteristikat tona.Figura 4.14 paraqet strukturën e një pjese shumë të vogël të molekulës së ADN-së. Ajo përbëhet nga dy vargje të gjata, secili me një seri bazash të vendosura përgjatë tij. Bazat, në të dyja vargjet, mbahen së bashku në një lloj spiraleje të quajtur heliks. Ka katër lloje bazash, të dalluara me shkronjat A, C, G dhe T. Nëse shihni me kujdes figurën 4.14 do të vini re se A-ja dhe T-ja janë gjithmonë të lidhura së bashku dhe po ashtu C-ja dhe G-ja. Bazat çiftohen gjithmonë në këtë mënyrë.Renditja e bazave në ADN-në tonë përcakton llojin e proteinave, të cilat prodhohen në qelizat tona. Kjo renditje, nga ana e saj, përcakton se si do të zhvillohen qelizat, indet dhe organet. Renditja përcakton që ju jeni një njeri dhe jo një pemë, ashtu si edhe shumë karakteristika vetjake, të tilla si ngjyra e flokëve dhe grupi i gjakut. Në kapitullin 18 ju do të gjeni më tepër informacion rreth mënyrës se si e realizon ADN-ja këtë renditje.Figura 4.14 Pjesë e një molekule ADN-je.G CT AT AT AT AC GC GA TA TC GG CT AT AT AT AC GC GA TA TC GJu duhet të dini:◆ funksionin e ujit tek organizmat e gjallë;◆ strukturën dhe përdorimin e karbohidrateve dhe provën e Benediktit dhe të jodit për t’i zbuluar ata;◆ strukturën dhe përdorimin e yndyrave dhe provën me emulsion në etanol;◆ strukturën dhe përdorimin e proteinave dhe provën e biuretit;◆ varësinë midis renditjes së aminoacideve, strukturës dhe funksionit të proteinave;◆ strukturën e ADN-së dhe rëndësinë e renditjes së bazave të saj.PërmbledhjeTabela 4.1 krahason disa veti të karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave.Kapitulli 4: Substancat kimike të jetës
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59