Page 56 - Demo
P. 56
48 BIOLOGJIA 10 - 11Vlerësim njohurish1. Për secilin nga karbohidratet e mëposhtme gjeni: i nëse është monosakarid, disakarid apo polisakarid; ii nëse gjendet vetëm në bimë, vetëm në kafshë apo te të dyja bashkë; iii një funksion.a) glukozab) amidonic) celulozad) glikogjeni2. Gjeni:a) një element, i cili gjendet në proteina, por nuk gjendet në karbohidrate ose yndyra;b) molekulat e vogla, të cilat lidhen së bashku për të formuar proteinat;c) reagjentët e përdorur për provën e sheqernave reduktuese;d) substancat, të cilat i gjejmë me provën e emulsionit;e) formën në të cilën karbohidratet transportohen te bimët;f) termat, të cilët përshkruajnë të gjitha reaksionet kimike, që ndodhin në një organizëm.3. Imagjinoni se keni dy tretësira pa ngjyrë.Përshkruani se si mund të gjeni se cila prej tyre ka përqendrimin më të lartë të sheqernave reduktues.Bëni kujdes me të gjitha ndryshoret, të cilat duhet t'i mbani të pandryshueshme.4. Kopjoni dhe plotësoni tabelën e mëposhtme. Mos e plotësoni kuadratin të ngjyrosur me hije gri.Substanca Karbohidrat, yndyrë ose proteinëElementet që përmban Prova për ta gjetur Funksioni hemoglobinëglukozëcelulozëamidonenzimë 5. Një mostër ADN-je u analizua për të zbuluar se cila ishte përbërja në baza.Në qoftë se keni gjetur që 30% e bazave të ADN-së ishte T.a) Ç'përqindje e bazave të ADN-së prisni të jenë A?b) Ç'përqindje e ADN-së prisni të jenë C? c) Shpjegoni përse dy organizma, të cilët kanë renditje të ndryshme të bazave në ADN-në e tyre janë të ndryshëm nga njëri-tjetri?

