Page 57 - Demo
P. 57
49Hetimi shkencor dhe amilaza e pështymësShkenca e hetimit shkencor ka të bëjë me përdorimin e teknikave shkencore për të nxjerrë prova, që lidhen me krimet (figura 5.1).Pështyma njerëzore përmban një enzimë, të quajtur amilaza e pështymës, e cila ndihmon në tretjen e amidonit në gojë. Hetuesit shkencorë hetojnë sipërfaqe të ndryshme për praninë e amilazës së pështymës njerëzore. Kjo provë ndihmon në përcaktimin nëse një person ka qenë i pranishëm në skenën e krimit apo jo. Kur u realizua prova e parë u bë e mundur të zbulohej vetëm aktiviteti i amilazës, domethënë tretja e amidonit prej saj. Edhe pse kjo mund të jetë e dobishme, një rezultat pozitiv nuk provon që një njeri ka lënë pështymën në skenën e krimit. Arsyeja është se amilaza prodhohet edhe nga organizma të tjerë, të tilla si bakteret apo kërpudhat.Në vitin 1980, u fut në përdorim një mënyrë e re, e cila mundësonte zbulimin e drejtpërdrejtë të amilazës njerëzore. Megjithatë, kjo provë mund të japë rezultate pozitive edhe për amilazën e organizmave të tjerë, duke përfshirë minjtë dhe gorillat. Edhe pse është shumë e vështirë që një gorillë të jetë e pranishme në një skenë krimi, ekziston mundësia që një mi të ketë lënë aty pështymën.Sot, shkencëtarët e hetimit shkencor janë të aftë të kërkojnë dhe të gjejnë qeliza të pjesës së brendshme të faqes në mostrat e pështymës. Në qoftë se gjejnë ndonjë qelizë, atëherë ata mund të bëjnë provën e ADN-së, e cila mund të provojë praninë e një personi në skenën e krimit.5 Enzimat ◆ enzimat dhe funksionet e tyre;◆ mënyrën se si enzimat ndikohen nga temperatura dhe pH-i;◆ shkakun përse enzimat ndikohen nga temperatura dhe pH-i;◆ ndikimin e temperaturës dhe pH-it në aktivitetin enzimatik;◆ planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e eksperimenteve për aktivitetin enzimatik.Figura 5.1 Shkencëtarët e hetimit shkencor në një skenë krimi. Jepni mendimin tuaj se përse e kanë të mbuluar të gjithë trupin me këtë veshje.Në këtë kapitull, nxënësi/ja njihet me:Kapitulli 5: Enzimat

