Page 58 - Demo
P. 58


                                    50 BIOLOGJIA 10 - 115.1 Katalizatorët biologjikëReaksionet kimike mund ta rrisin shpejtësinë e tyre me anë të substancave të quajtura katalizatorë. Një katalizator rrit shpejtësinë e reaksionit pa e ndryshuar vet reaksionin. Në të gjithë organizmat e gjallë ndodhin vazhdimisht reaksione kimike, të cilat quhen reaksione metabolike.Çdo reaksion metabolik kontrollohet nga katalizatorë, që quhen enzima. Pa enzimat, reaksionet do të ishin shumë të ngadalt ose nuk do të ndodhnin. Enzimat sigurojnë që shpejtësia e reaksioneve metabolike të jetë e mjaftueshme që të mundësojnë jetën.Koncepte kyçekatalizator – substancë, e cila rrit shpejtësinë e një reaksioni kimik dhe që nuk ndryshon gjatë reaksionit.enzimë – proteina, të cilat shërbejnë si katalizatorë biologjikë.Për shembull, në brendësi të gypit ushqimor, molekulat e mëdha copëtohen në molekula të vogla gjatë procesit të tretjes. Këto reaksione përshpejtohen nga enzima. Për çdo lloj ushqimi nevojitet një enzimë e caktuar. Për shembull, amidoni tretet në sheqerin maltozë nga enzima e quajtur amilazë. Proteinat treten në aminoacide nga proteaza. Këto enzima janë gjetur edhe në farat që janë duke mbirë, në të cilat kryhet tretja e ushqimit të depozituar për të mundësuar rritjen. Shumë lloje farërash përmbajnë depozita amidoni. Pasi një farë bie në kontakt me ujin, aktivizohet amilaza, e cila shpërbën amidonin në maltozë. Maltoza është e tretshme në ujë dhe transportohet tek embrioni i farës. Embrioni e përdor atë për të nxjerrë energjinë e nevojshme për t’u rritur dhe fituar gjithashtu molekula glukoze, të cilat lidhen së bashku për të formuar molekulën e celulozës për muret qelizore të qelizave të reja të prodhuara gjatë procesit të rritjes. Një enzimë tjetër, e cila përshpejton copëtimin e një substance, është katalaza. Katalaza vepron në brendësi të qelizave të organizmave të gjallë të bimëve dhe të kafshëve si për shembull, të qelizave të mëlçisë dhe të patates. Ajo shpërbën në ujë dhe oksigjen peroksidin e hidrogjenit. Peroksidi i hidrogjenit është një substancë e dëmshme dhe duhet të shpërbëhet menjëherë.Jo të gjitha enzimat shërbejnë për të shpërbërë. Shumë enzima ndihmojnë në formimin e molekulave të mëdha nga molekula të vogla. Një shembull i tillë enzime është amidon fosforilaza, e cila formon molekulat e amidonit nga glukoza në brendësi të qelizave bimore.Emërtimi i enzimaveEnzimat emërtohen në përputhje me reaksionin, që ato katalizojnë. Për shembull, enzimat, të cilat katalizojnë shpërbërjen e karbohidrateve quhen karbohidraza. Në qoftë se enzimat shpërbëjnë proteina quhen proteaza, ndërsa po të shpërbëjnë yndyra (lipide) quhen lipaza.Ndonjëherë enzimat kanë një emërtesë me specifike sesa kjo. Për shembull, mund të shohim që karbohidraza, e cila shpërbën amidonin quhet amilazë. Një enzimë tjetër, e cila shpërbën maltozën quhet maltazë, ndërsa ajo që shpërbën sakarozin quhet sukrazë.Mekanizmi çelës-bravëNjë enzimë e realizon funksionin e saj duke i mundësuar molekulës së substratit mbi të cilin vepron që t’i përputhet enzimës. Përputhja duhet të jetë e përkryer. Enzima funksionon si një bravë në të cilën një molekulë tjetër përputhet si një çelës. Ne themi që forma e enzimës dhe forma e substratit janë komplementare me njëra-tjetrën. Figura 5.2 tregon se si funksionon ky mekanizëm. Qendra aktiveNjë reaksion kimik e shndërron një substancë në një substancë tjetër. Në një reaksion të kontrolluar nga enzima, substanca, e cila është e pranishme në fillim të reaksionit quhet substrat, ndërsa substanca, që prodhohet nga reaksioni quhet produkt.Për shembull, në pështymë gjendet një enzimë e quajtur amilazë. Ajo katalizon shpërbërjen e amidonit në sheqerin kompleks maltozë. Në këtë reaksion, amidoni është substrati, ndërsa maltoza është produkti.  amilazëamidon maltozëFigura 5.3 tregon se si amilaza e realizon këtë reaksion. Një molekulë amilaze ka një thellim të quajtur qendraaktive, ku vendoset substrati. Qendra aktive ka një formë, e cila është komplementare me formën e një pjese të molekulës së amidonit. Amidoni (substrati) përputhet me qendrën aktive të amilazës (enzima) duke formuar një kompleks enzimë-substrat. Kur molekula e amidonit ndodhet në qendrën aktive, enzima e ndan atë në copa.
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62